Panorama Sport (Albania)

Vanda: Relaks, Ikardi qëndron!

iskutohet edhe për Sampaolin. Ndërkaq, sot në Milano zbarkon Lautaro, nesër vizitat

- LEDIO NASE

Vanda Nara përmes profilit të saj të "Twitter" ka siguruar gjithë tifozët zikaltër lidhur me të ardhmen e Ikardit; shumë qartë, me dy fjalë: "Relaksohun­i... qëndron", si përgjigje ndaj një fansi që në mënyrë të ekzagjerua­r shkruante "nëse Mauro nuk qëndron, do vetëvritem dhe do më kesh në ndërgjegje". Replika e djeshme në rrjetin social ndaj tifozit "vetëvrasës" (qoftë për inerci apo e vërtetë) ndoshta do ketë qetësuar disi ujërat, por ka treguar edhe forcën e bomberit: "Tek Interi, nëse dëshiron, mund të largojë apo të sjellë persona duke ngritur vetëm një gisht", u shpreh për "Metro".

PËRFAQËSUE­SJA - Bashkëshor­tja-menaxhere e kapitenit të zikaltërve ka vijuar: "Dëshironte të ishte pjesë e Argjentinë­s për meritat e tij. I ka të gjitha: moshë dhe rendiment. U takua me Sampaolin disa herë dhe i tha çfarë mendonte: 'e di që nuk ke nevojë për mua, por kur të të duhem unë do jem gjithmonë'. E dinte që do ishte e vështirë, megjithatë shpresoi deri në momentin e fundit. Ajo që ndodhi ishte padrejtësi, meritonte të ishte". Vanda Nara, gjithsesi, shikon drejt së ardhmes: "Jam e qetë sepse e di që së shpejti do jetë ai numri 9 i përfaqësue­ses. Mauro gjithashtu është i qetë sepse di që do vijë momenti i tij".

LAUTARO, NESËR VIZPërgati­ti:

ITAT - Ndërkaq, Lautaro Martinez, bomberi i ardhshëm i zikaltërve, dje është rikthyer në Buenos Aires nga ku do nisë udhëtimin për në Milano. Mbërritja në Itali pritet sot, ndërsa nesër do jetë dita e vizitave mjekësore, të cilave u janë nënshtruar zikaltrit e ardhshëm

Azamoah e De Vraj: këta të fundit ishin në skadencë me klubet respektive dhe kontratat u janë depozituar në Ligë, ndërsa ajo e Martinezit (që i kushtoi Interit 22 milionë plus bonuse) do dorëzohet vetëm më 1 korrik, në mënyrë që kostoja të peshojë në bilancin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania