Panorama Sport (Albania)

Bushi: Është koha të rinovojmë ekipin Shpresa

U-21/ Në listë edhe Ronaldo

-

Kombëtarja U-21 ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicio­n për tri ndeshjet miqësore, një me Bosnje Hercegovin­ën dhe dy me Bjellorusi­në. Trajneri Alban Bushi, në deklaratën për mediat në FSHF, ka thënë se është koha për të sjellë të rinj në përfaqësue­se dhe për t'i testuar nëse janë të aftë që të fitojnë një vend të Shpresat apo jo. Mes të tjerash, Bushi është shprehur se disa lojtarë nuk i ka parë dhe nuk i njeh, pasi janë të sugjeruar nga skautët e FSHFsë, ku një prej tyre është Ronaldo Ndreu.

Miqësoret - "Kemi menduar 3 ndeshje për 10 ditë ndaj Bosnjës dhe dy ndaj Bjellorusi­së. Bosnja është ekip shumë i fortë dhe duhet të shohim vlerat e futbollist­ëve nëse mund të përballojn­ë sezonin që po vjen. Është test shumë i rëndësishë­m për ta". Të rinjtë- "Po rinovojmë ekipin për sezonin tjetër. Janë lojtarë të vegjël, por që luajnë me skuadra të mëdha, siç është Lindon Selahi, i cili pavarësish­t se është me Shpresat i ka të gjitha cilësitë për të qenë te Kombëtarja A. Luan me Standard Liezh si titullar. Në mbrojtje kemi probleme, pasi këto që kemi thërritur shumica janë mesfushorë dhe sulmues. Duhet t'i gjejmë se s'bën mbrojtësit, si në qendër ashtu edhe në krah, sepse pa to është problem që të bësh sezon të suksesshëm".

Keidi Bare - "Panuçi nuk e ka menduar të arsyeshme për ta grumbullua­r dhe mendoj se ka ndikuar dënimi që mori në Spanjë, pasi bëri që të mos ketë shumë minuta në këmbë". Ronaldo Ndreu - "Janë disa lojtarë që na janë sugjeruar nga skautët që kemi në Gjermani dhe Zvicër, por unë nuk i kam parë si

futbollist­ë. Do t'i shohim këto ndeshje miqësore dhe nëse arrijnë të bëjnë mirë mund të luajnë e nëse nuk arrijnë të bëjnë mirë, nuk i grumbulloj më. Disa prej tyre janë të vegjël, por që mund të rriten në të ardhmen. Është rasti i Gurit, i cili nuk ka qenë ndonjë lojtar shumë i spikatur dhe tani është

pjesë e Kombëtares A".

Test apo rezultate - "Në futboll, rezultatet duhen sepse është një garë dhe duhet fituar. Jemi në periudhën kur kanë mbaruar kampionate­t dhe lojtarët nuk e kanë shumë mendjen te grumbullim­i, pavarësish­t se duhet që ta kenë duke qenë se është ekipi Kombëtar. Mirëpo, vijnë nga sezone të lodhshme dhe duan që të pushojnë, por duhet ta bëjnë edhe një sforco. Ata duhet të luajnë futboll në radhë të parë dhe pavarësish­t nëse fitojnë apo jo nuk prish shumë punë, pasi kur ke mësuar të luash, edhe nëse nuk fiton sot, do të fitojë te Kombëtarja A".

Skemat taktike - "Në pak ditë, ata duhet të jenë inteligjen­të për të kuptuar çfarë duam dhe çfarë bëjmë. Do të bëj shumë ndryshime dhe pas datës 30 do të ketë një listë tjetër me nëntë apo dhjetë futbollist­ë, pasi disa nga këta që kam grumbullua­r aktualisht do të largohen. Do të mundohem që të aktivizojm­ë të gjithë që t'i testojmë për sezonin e ardhshëm. Si Shabani ashtu edhe Selahi do të kenë minutat e duhura për të treguar veten. Kam marrë edhe lojtarë nga Kategoria e Parë, por niveli i asaj kategorie nuk është i duhuri për të ardhur te Shpresat", ka deklaruar trajneri i U-21, Alban Bushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania