Panorama Sport (Albania)

Mateus: Tiago nuk e meriton fanellën e Bajernit

-

Lotar Mateus i ka drejtuar një kritikë të ashpër Tiago Alkantarës, duke e cilësuar si një futbollist jo të aftë për të mbajtur veshur fanellën e Bajernit. Legjenda thotë se gjatë javëve të fundit, mesfushori spanjoll nuk ka treguar cilësinë për të vazhduar që t'i përkasë skuadrës kampione të Gjermanisë. "Unë nuk e di ku e ka kokën. Me këto paraqitje ai nuk është një lojtar për Bajernin e Mynihut", tha Mateus për "SportBild". Eksperti i "Sky" u thellua në argumentin e tij: "Në ndeshjet e mëdha Tiago nuk ka bërë diferencën. Mua në të vërtetë ai më pëlqen, por kohët e fundit ka qenë hija e vetvetes. Tiago më ka zhgënjyer këto javët e fundit". Edhe revista "Kicker" e ka përmendur një divorc të mundshëm të ish- mesfushori­t katalanas me bavarezët këto kohë. Sigurisht që as Mateus nuk do ta kundërshto­nte një largim të 27- vjeçarit: "Nëse vjen një ofertë e përshtatsh­me, mund ta imagjinoni një gjë të tillë". Në mediat katalanase ka kohë që flitet për një rikthim të tij tek ish- klubi i Barcelonës. Javët e fundit Tiago e pati të pamundur që ta gjente formën më të mirë pas rikthimit nga një dëmtim i gjatë. Trajneri Hejnkes i dhuroi vetëm tre shanse për të luajtur 90 minuta: kundër Gladbahut ( 51), Hanoverit ( 3- 0) dhe javën e fundit ndaj Shtutgarti­t ( 1- 4). Njeriun që kërkoi Pep Guardiola me çdo kusht kur u ul në stolin e Bajernit në 2013 e pret një konkurrenc­ë edhe më e madhe në sezonin e ri pas transferim­it të Goreckës. Megjithatë, Rudi dhe Vidal po trajtohen për momentin si largime të mundshme, duke liruar qendrën e mesfushës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania