Panorama Sport (Albania)

Real Madrid-Liverpul, në Kiev luhet një finale mes dy sulmeve atomike

Salah-Firmino-Mane po thyejnë çdo rekord, sfidë CR7 me shokë

-

Institucio­nalizimi, eleganca dhe sjellja e atij që e di vlerën e tij nga njëra anë, shoqëruar nga himni solemn i Champions-it, zilja e tifozëve të tyre tashmë e fiksuar prej dy sezonesh; arroganca, antikonfor­mizmi dhe mizoria e atij që së pari do të argëtohet me tjetrin, ndoshta duke vazhduar që të gumëzhijë refrenin që ka shoqëruar lojtarët deri në Kiev: "Ne kemi Salah, nananana, ah ah Mane, Mane [...]" deri te Bobi Firmino. Real Madrid-Liverpul është diçka më shumë sesa thjesht një ndeshje futbolli, është finalja e Champions- it mes një të konfirmuar­e dhe surprizës së bukur. Është një ndeshje e paparashik­ueshme, me siguri spektakola­re dhe për këtë mezi po pritet. Për pjesën tjetër mjafton të shohësh dy sulmet për të parashikua­r shkëndija. Një sfidë e ngushtë që i ka të gjitha kredencial­et në rregull për të bërë kalimin e stafetës mes bomberave të Europës, edhe pse këtë sezon, BBC është përdorur gjithnjë e më pak dhe garën e ka fituar trioja e "reds"- ave. Salah ( 10), Mane (9) dhe Bobi Firmino (10 gola) do të përpiqen të shkruajnë një melodi që as Bitëllsat nuk kanë arritur ta krijojnë, duke shënuar në portën kundërshta­re 29 gola këtë sezon në Champions dhe mposhtur rekordin e madrilenëv­e (28) që vendosën në vitin e Ligës Kampione numër 10, nën regjinë e Karlo Ançelotit. Dhe dëshira për të shënuar në Kiev golin numër 30, i cili do të vinte në formën e Kupës me Veshë është e fortë dhe mbështetet edhe te diploma që kjo trio ka marrë nga Premier Liga, ku ka shënuar 85 gola këtë sezon (41 Salah, 25 Firmino, 19 Mane). BBC, një kujtim - Bejl-BenzemaKri­stiano nuk ekziston më, por sulmi madrilen mbetet një nga më të mirët. Në La Liga shënuan 94 gola, që bëhen 124, po t'i shtojmë edhe rrugën në Champions. Meritë e një Ronaldoje jashtëtokë­sor, golashënue­s në këtë kompeticio­n me 15 gola në 12 ndeshje. Pavarësish­t se Benzema e ka dhënë kontributi­n e tij sezonal me punën e zakonshme, duke u sakrifikua­r për skuadrën (vetëm 16 gola në La Liga), nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bejlin. Uellsiani ka ka shënuar trioja e sulmit të Liverpulit në Champions këtë sezon: Salah ( 10), Mane ( 9) dhe Bobi Firmino (10).

regjistrua­r një mesatare prej 15 minutash për ndeshje, i konsiderua­r një luks taktikisht i vështirë për ta aktivizuar në Europë. Por këto javët e fundit, Zidan ka pranuar se ai i ka hapur shumë probleme me përzgjedhj­en e formacioni­t.

Trio e mrekullive - Megjithatë, askush nuk ka gjetur çelësin për të ndalur treshen e mrekullive të Klopit, të paktën në Europë. Vetëm Roma arriti t'i trembë në ndeshjen e kthimit, por pa arritur që të frenojë vrullin ofensiv të anglezëve që po përjetojnë një sezon rekordesh. 46 golat e shënuar në këtë kompeticio­n, që ka nisur nga "play- off"- i kundër Hofenhaimi­t. Ata po barazojnë dhe thyejnë rekorde dhe kanë edhe një të fundit përpara. Pikërisht kundër Romës, Firmino dhe Salah u ngjitën në kuotën e dopioshifr­ave, duke barazuar Mesin dhe Nejmarin, si e vetmja dyshe e së njëjtës skuadër që ia del. Por Mane, në kuotën e 9 golave, është gati të shkruajë historinë. Këta të tre, kur nisen në shpejtësi janë të pamëshirsh­ëm dhe vdekjeprur­ës.

Si ndalen? - Detyra i takon Zidanit dhe kapaciteti­t të tij (i treguar gjerësisht pavarësish­t karrierës së re), për t'i lexuar më së miri ndeshjet. Duhet një plan për të frenuar të paktën shpejtësin­ë ultrasonik­e të këtij reparti për t'i shkuar kundërshta­rit në zonë. Por kundër Liverpulit, që në mbrojtje nuk është as i shpejtë dhe as i kujdesshëm, është një rrezik për t'u marrë parasysh. Zbritja e qendrës së gravitetit të skuadrës është zgjidhja më e mirë për të kufizuar djemtë e Klopit, por kujdes edhe nga aksionet individual­e. Bota kërkon spektakël dhe në fund të ndeshjes do të shohim një hit europian: himnin e Champions-it apo atë "Ne kemi Salah...", të cilën Bitëllsat do t'ua kishin zili tifozit të bërë të famshëm nga ajo video, Kevin Mërfi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania