Panorama Sport (Albania)

"Asnjë lojtar i Liverpulit nuk luan te Reali"

-

Visente del Boske i ka hedhur benzinë zjarrit përpara finales së Champions-it, duke këmbëngulu­r se asnjë lojtar i Liverpulit nuk do të fitonte një vend në skuadrën e Realit të Madridit. Dy gjigantët europianë do të përplasen për kurorën e kontinenti­t në Kiev të shtunën, me skuadrën e Zidanit që konsideroh­et favorite për të fituar trofeun e katërt në pesë vitet e fundit. Por "reds"-at kanë shkëlqyer këtë sezon falë trios shpërthyes­e në sulm Salah-Firmino-Mane, e cila ka asfiksuar edhe skuadrën e Sitit dhe Romës gjatë rrugës. Anglezët kanë shënuar 17 gola në vetëm 6 ndeshjet me eliminim direkt deri tani, 4 më tepër se rivalët spanjollë. Por Del Boske, i cili e ka fituar Championsi­n dy herë gjatë karrierës së tij në "Bernabeu", beson se ka diferenca në cilësi mes këtyre ekipeve. Dhe trajneri kampion bote këmbëngul se ato do të tregohen në rezultatin final pas vërshëllim­ës së trefishtë të Milorad Maziç. "Reali i Madridit ka një skuadër të shkëlqyer dhe është klubi më i mirë në botë në këto momente", tha ai për radion "Cadena COPE". "Ata duhet ta tregojnë këtë të shtunën. Reali do ta mundë Liverpulin 4-1. Unë nuk gjej dot një lojtar të Liverpulit që do ta përmirëson­te skuadrën madrilene, as Salahun. Bejl dhe Benzema janë shumë të fortë. Benzema është një lojtar i shkëlqyer gjithashtu, ndërsa Kristiano Ronaldo i bën të gjithë më të mirë". Del Boske thotë që Reali nuk duhet të përqendroh­et vetëm te Salah, sepse Liverpuli ka lojtarë të tjerë shumë të fortë. "Duhet të bëjnë kujdes dhe të mbajnë nën vëzhgim të gjithë lojtarët e Liverpulit", thotë Del Boske.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania