Panorama Sport (Albania)

Ekzaltohet Shqipëria, fitore me përmbysje përballë Hungarisë

Pas humbjes në Bjellorusi, kuqezinjtë kundërpërg­jigjen

- ARTIN LLESHAJ

kuadra jonë kombëtare ka lënë pas zhgënjimin e pësuar në ndeshjen e kaluar në Bjellorusi dhe ka marrë një fitore mjaft të rëndësishm­e duke zhvilluar një lojë shumë të mirë përballë skuadrës Hungareze. Një ndeshje e fituar me meritë të plotë, që i mundëson skuadrës sonë të marrë edhe pikët e para në Ligën Europiane për meshkuj në këtë edicion. Një fitore e shumë e bukur e volejbolli­stëve kuqezinj, që të drejtuar nga trajneri Jani Melka bënë një paraqitje spektakola­re në Budapest, ku luajtën ndaj kombëtares vendëse. Edhe pse Shqipëria nuk i bëri një nisje të mirë ndeshjes duke e humbur setin e parë, djemtë kuqezinj më pas reaguan me shumë dëshirë dhe grintë duke përmbysur gjithçka dhe duke marrë një fitore fantastike. Një fitore e shumë e rëndësishm­e në fushë kundërshta­re që mban kuqezinjtë në garë për një vend në fazën finale, duke treguar një përmirësim të dukshëm në lojë në të gjitha aspektet, si në sulm, në bllok, në shërbime dhe në lojën në grup. Puna e mjaft e mirë që ka kryer skuadra jonë gjatë kësaj kohe duket se po jep rezultatet e saj dhe ky sukses tregon më së miri se humbja 3 ditëve më parë në Bjellorusi mund të ishte evituar me pak kujdes. Ndeshja e radhës për skuadrën tonë do të jetë ditën e shtunë më 26 maj, në orën 17:00, në Kroaci, përballë skuadrës vendëse.

NDESHJA - Seti i parë luhet në baraspeshë të plotë ku të dyja skuadrat luftojnë fort dhe nuk arrijnë të krijojnë diferencë në pikë nga njëra-tjetra, ku do të shkojmë në rezultatin 21-21 dhe skuadra jonë tregon edhe një herë dobësi si në ndeshjet e kaluara duke i humbur pikët e fundit dhe e humbet setin 2522. Në setin e dytë skuadra jonë futet më e vendosur në lojë dhe kryeson lehtësisht gjatë gjithë kohës duke e fituar setin me rezultatin 25-21. Fitimi i setit të parë në këtë turne u jep më shumë besim dhe siguri volejbolli­stëve tanë qe karikohen më shumë dhe e fitojnë edhe këtë set po me të njëjtin rezultat 25-21. Seti i katërt nis më mirë për kombëtaren tonë që është gjatë gjithë kohës në avantazh, por që në fund lëshon disi në lojë duke shkuar në barazim 23-23 dhe duke i bërë shumë emocionues­e pikët e fundit të këtij seti, që gjithsesi do të shkojnë për skuadrën tonë, e cila e fiton setin me rezultatin 25- 23 dhe gjithë ndeshjen me shifrat 3-1.

 ??  ?? Shqipëria dje, përpara sfidës me Hungarinë
Shqipëria dje, përpara sfidës me Hungarinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania