Panorama Sport (Albania)

Vajzat kuqezi rikthehen me këmbë në tokë, i mposht Austria

- (18-25, 17-25, 21-25) SHQIPËRIA: AUSTRIA: GJYQTARË:

Në një atmosferë të bukur sportive në pallatin e sportit "Feti Borova", në praninë e qindra spektatorë­ve të pranishëm në shkallët e impiantit, Shqipëria e femrave vinte plot entuziazëm pas fitores dhe lojës së shkëlqyer, që zhvilloi pak ditë më parë në Gjeorgji. Këtë herë skuadra jonë ka përballë një kundërshta­r shumë më të fortë si Austria, e cila vinte gjithashtu në takimin e djeshëm, pas një suksesi në ndeshjen e parë. Por, me gjithë dëshirën e madhe, vajzat tona u dukën të lodhura në këtë ndeshje dhe nuk mundën dot t'i bënin ballë lojës së austriakev­e, duke e humbur në fund përballjen me rezultatin e përgjithsh­ëm, 3-0. Ndeshja - Seti i parë nis në ekuilibër, me skuadrën tonë që dhuroi një start optimist, duke kaluar në një avantazh të lehtë 12-10, por më pas loja e vajzave kuqezi pëson një rënie drastike dhe skuadra mike përfiton duke shënuar disa pikë radhazi dhe njëkohësis­ht edhe setin me rezultatin 25-18. Seti i dytë nis vrullshëm për austriaket që kalojnë menjëherë në avantazh 4-0 dhe kontrolloj­në lojën deri në fund, duke e fituar edhe të dytin 25-17. Në këtë pikë, vajzat tona duken fare të pafuqishme, të dorëzuara. Gjithsesi, në setin e tretë edhe pse të lodhura, vajzat e drejtuara nga Altin Martiri përpiqen të reagojnë por do të jetë e pamundur, pasi edhe ky set do të fitohet nga austriaket, ndonëse me rezultatin e ngushtë 25-21 dhe të gjithë takimin 30. Ndeshja e radhës për skuadrën tonë do jetë në Izrael, përballë skuadrës vendëse, në datë 26 maj, në orën 19:00. FLET TRAJNERI MËRTIRI - Në përfundim të takimit, trajneri i kombëtares, Altin Martiri, tepër i zhgënjyer u shpreh: "Nuk ishte dita jonë, nuk arritëm t'i menaxhojmë mirë emocionet dhe gabuam shumë, duke i dhuruar shumë pikë skuadrës kundërshta­re, e cila u tregua shumë më e kujdesshme se ne. Edhe pse nuk shfaqi ndonjë superiorit­et të madh karshi nesh, ajo arriti që të përfitojë më së miri nga gabimet tona dhe kjo vendosi fatin e ndeshjes".

Bici, E. Tuci, Marina, Thaka, Sejfullai, Sijoni / Prenga, Picaku, Rexhepi, Xheka, Kushi, Sijoni, M. Tuci, Shehi, Dodani Trajner: Altin Martiri

Duvnjak, Teufl, Bajde, Ëallner, Holzer, Chrtianska, Epure/ Deisl, Peischl, Maros, markovic, Schmit, Nesimovic Trajnere: Svetlana Iliç

Arzu Emiroglu ( Turqi), Endri Zguri ( Shqipëri)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania