Panorama Sport (Albania)

Mitingu i Atletikës, ja rezultatet

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj dominojnë respektivi­sht në 1500 metra dhe kërcim së larti

- VLADIMIR MEMA

shtë mbajtur dje, në qytetin e Elbasanit, në stadiumin "Elbasan Arena", Mitingu Ndërkombët­ar i Atletikës, ku morën pjesë disa shtete. Përveç Shqipërisë, në këtë aktivitet mori pjesë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe San Marino. Afërsisht në këto gara morën pjesë afro 120 sportistë, meshkuj dhe femra. Përgjithës­isht garat u mbajtën në një atmosferë të qetë dhe kushte të mira, edhe pse gjatë startit dhe gjatë zhvillimit të saj filluan disa reshje shiu. Prezent në këto gara ishte edhe presidenti i Federatës Europiane të Atletikës, Zvein Arne Hansen, si edhe presidentë të federatave që morën pjesë në këtë aktivitet.

GARAT - Në garat e 110 metrave me pengesa, vendi i parë i takoi sportistit nga Shqipëria, Ravio Rama. Edhe në garat e 100 metrave ishte po ky sportist që e përshkoi më shpejt garën. Ndërkohë, te 100 metrat për femra vendi i parë i takoi Jana Mitovskës nga Maqedonia. Musa Hajdari nga Kosova doli i pari në garën e 800 metrave për meshkuj, ndërsa për femra vendi i parë i takoi Gresa Bakraqit, po nga Kosova. Franko Burraj i Shqipërisë doli i pari në disiplinën e 200 metrave, ndërsa për femra vendi i parë i takoi Sara Ratkniç e Malit të Zi. Ardian Peci i Kosovës dhe Luiza Gega e Shqipërisë dolën të parët në garën e 1500 metrave, ndërsa në atë të 400 metrave të parët dolën Sërdan Mariç i Malit të Zi dhe bashkatdhe­tarja e tij, Marija Zivkoviç. Gledis Halluni i Shqipërisë dhe Xhulia Gasperoni e San Marinos dolën të parët në garën e trehapëshi­t. Në kërcimin së larti të parët dolën Mateo Moskoni i San Marinos dhe Besiana Mustafa e Maqedonisë. Izmir Smajlaj, i padiskutue­shëm, doli i parë në garën e kërcimit së gjati, ashtu si edhe Andela Drobinak e Malit të Zi. Në garën e 3000 metrave vendet e para i takuan Mudzahid Mislimovsk­it të Maqedonisë dhe Arbnora Berishës së Kosovës.

REZULTATET

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania