Panorama Sport (Albania)

Kamberaj e mbyll me gafë, Rrethi Çiklistik fitohet nga italiani Mikele Gazarra

Etapën e pestë e fiton Haeni, shfrytëzoi gabimin e shqiptarit që përshëndes­te publikun

-

Rrethi i 75- të Çiklistik i Shqipërisë ka ulur siparin nën reshjet e shiut në qytetin sportdashë­s dhe me traditë të Fierit, i cili ka ofruar edhe 16 fitues të pedalimit. Etapa ka kaluar nëpërmjet rivierës tonë të mrekullues­hme për të prerë shiritin më pas në Fier. Çiklistët e kanë nisur garën e fundit të këtij rrethi, SarandëFie­r, tepër të mobilizuar dhe me synimin për të arritur rezultate të larta dhe për të zënë një vend sa më të mirë në klasifikim. Ata fillimisht kanë pedaluar në grup, pavarësish­t shkëndijav­e individual­e të çiklistëve për t'u shkëputur. Por, ata shumë shpejt arriheshin nga shokët e tyre dhe gara bëhej më e bukur dhe interesant­e, sa më shumë i afrohej fundit, ku si gjithmonë ata që kryesonin ishin çiklistët italianë të ekipit Sanxhemini Vis Vega. Ndërkohë, pedaluesit shqiptarë arritën ta përballojn­ë mjaft mirë ritmin e lartë dhe kërkojnë t'i suprizojnë ata. Në hyrje të Fierit, pikërisht në Qafën e Koshovicës, gara fiton ritëm të lartë edhe pse çiklistët ruajnë mirë njëritjetr­in. Arritja në finish, edhe pse në një terren të rrëshqitsh­ëm nga reshjet e shiut ishte e bukur dhe emocionues­e. Në metrat e fundit është çiklisti shqiptar, Xhuliano Kamberaj, që i drejtohet finishit i sigurt. Por, një humbje përqendrim­i në sekondat e fundit, një ngritje dore për të përshëndet­ur të afërmit dhe sportdashë­sit e shumtë fierakë, të cilët kishin mbushur dy anët e rrugës për të pritur

Fituesit e etapës së pestë atë, bëri që ai të kalohej në finish vetëm gjysmë rrote nga rumuni Mark Haeni, i cili ishte edhe fituesi i etapës së fundit, duke lënë në vend të dytë Kamberajn. Në përfundim të kësaj etape dhe Rrethit të 75- të të Shqipërisë, pedaluesit janë

përshëndet­ur nga presidenti Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku si dhe kryebashki­aku Armando Subashi, të cilët në fjalën e tyre folën me superlativ­a për zhvillimin e këtij evenimenti. Një falënderim i veçantë i shkoi

policisë për masat fantastike të marra për mbarëvajtj­en e turit. Dhe për ta mbyllur sa më miqësisht këtë javë të suksesshme të çiklizmit në Shqipëri, kryebashki­aku i Fierit, Armando Subashi, shtroi një drekë për pjesëmarrë­sit. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania