Panorama Sport (Albania)

Emeri, zyrtarisht “Topçi”

Por “stonon” me trajnerët e Premier Ligës, ka shumë pak suksese

- Përgatiti: LEDIO NASE

as peripecive, ka ardhur zyrtarizim­i: Unai Emeri është (tanimë zyrtarisht) trajner që do marrë përsipër "trashëgimi­në" e Arsen Vengerit pas 22 vitesh te stoli i Arsenalit, pasi Mikel Arteta (zëvendës i Guardiolës te Siti) u "dorëzua" në momentet e fundit. "Aventura" e re, megjithatë, nisi me një "gafë": marrëveshj­a është zbuluar në faqen zyrtare të ish-trajnerit të PSG-së, i cili edhe për vetëm disa minuta, ka shfaqur një imazh të tij me logon e "Topçinjve" në plan të parë, shoqëruar nga komenti: "Krenar që jam pjesë e familjes së Arsenalit".

FJALËT E PARA - Ndërkaq, në daljen e parë publike si trajner i londinezëv­e, trajneri spanjoll ka komentuar: "Ndihem krenar që jam pjesë e një klubi të madh si Arsenali, i njohur dhe i dashur në mbarë botën për stilin e tij të lojës, angazhimin e tij për lojtarët e rinj dhe një stadium fantastik. Mënyra sesi është drejtuar klubi ka qenë e jashtëzako­nshme. Mezi po pres që të fillojmë nga puna".

REKORDET - Emerisë, megjithatë, menjëherë me mbërritjen në qytetin anglez, do t'i duhet të mendojë për rivalët e tij: në fakt, ish-tekniku i PSGsë nuk regjistron asnjë fitore në sfidat përballë Pep Guardiolës dhe Zhoze Murinjos, në 15

përballje mes tyre si trajnerë. 46-vjeçari fitoi tri herë Ligën e Europës mes viteve 2014-2016, por rekordi ndaj disa prej trajnerëve "big" të Premier Ligës mund të shqetësojë tifozët e Arsenalit: nga 10 duele me Guardiolën, Emeri ka fituar vetëm 1, barazuar 4 dhe humbur

6 (një mesatare prej 0.4 pikësh për ndeshje); ndërsa ndaj Murinjos nuk ka fituar asnjë nga pesë përballjet, duke barazuar vetëm 1 (0.2 pikë për ndeshje). Ka fituar 3 megjithatë, ndaj Klopit, në finalen e Ligës së Europës më 2016-ën (Dormund-Sevija).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania