Panorama Sport (Albania)

Ançeloti firmos me Napolin, Panuçi: Mbaj Hysajn!

Kontratë 3-vjeçare prej 6.5 milionë eurosh neto në sezon

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ora 18:23 e pasdites së djeshme... Aure lio De Laurentis zyrtarizon direkt dhe indirekt Karlo Ançelotin si trajneri i ri i Napolit, duke përshëndet­ur (shkarkuar) me anë të një postimi Mauricio Sarrin: "Falënderoj Mauricio Sarrin për dedikimin e tij në drejtimin e skuadrës së Napolit, duke i dhuruar qytetit, tifozëve dhe të gjithë planetit të kaltër emocione dhe prestigj, duke krijuar gjithashtu një model loje që u admirua nga kushdo dhe kudo. Bravo Mauricio!". Shkurt dhe qartë, Napoli largon një trajner të shkëlqyer, por merr një trajner fitimtar, një garanci, një strateg që ka fituar në katër nga pesë kampionate­t më të mëdha të Europës dhe sigurisht që i gjithë qyteti i Napolit mund të festojë. Në stolin e skuadrës së kaltër do të ulet Karlo Ançeloti, pasi ditën e djeshme është gjetur akordi total mes palëve, firmat janë hedhur në kontratë (edhe ato të stafit), por dokumentac­ioni do të depozitohe­t në federatë në datën 1 qershor, kur do të vijë edhe ligjërisht zyrtarizim­i, ndonëse asgjë nuk mund ta prishë më këtë akord. Karlo Ançeloti rikthehet pas 9 vitesh në Itali, ku pas sukseseve madhështor­e me Milanin ai triumfoi edhe në Angli me Çelsin, në Francë me PSG-në, por edhe në Gjermani me Bajernin e Mynihut. Pas takimit kokë më kokë për disa orë me radhë, në Romë, në pasditen e të martës, dita e djeshme ka qenë e gjatë dhe shumë impenjativ­e, por në fund gjithçka ka përfunduar me sukses. Nëse Edoardo, djali i De Laurentisi­t, zëvendëspr­esident i Napolit, u mor me avokatët dhe firmosi kontratat me stafin e Karletos, Aurelio prishi fillimisht kontratën me Sarrin dhe më pas vuri të zezën mbi të bardhë së bashku me Ançelotin.

Kontrata - Marrëveshj­a mes palëve përfshin një kontratë 3vjeçare. Fillimisht, mes Karlo Ançelotit dhe Aurelio De Laurentisi­t ngërçi lidhej me pagën, duke qenë se oferta e parë ishte 5.5 milionë euro neto, plus 1 milion bonus në rast arritjeje të Ligës së Kampioneve, plus një seri bonusesh në lidhje me fitimin e trofeve të ndryshëm, ku pa dyshim kampionati është ëndrra. Por në fund, është rënë dakord mbi 6.5 milionë euro neto, plus bonuse vetëm në rast të fitimit të titullit kampion ose trofeve të tjerë. Në këtë pikë, trajneri i ri dhe presidenti i Napolit kanë shtrënguar duart dhe në datën 1 qershor do të nisë zyrtarisht aventura e re e "Karletos".

 ??  ??
 ??  ?? Ançeloti dhe Sarri gjatë turneut të vjetshëm veror
Ançeloti dhe Sarri gjatë turneut të vjetshëm veror
 ??  ?? Karlo Ançeloti dhe Aurelio
De Laurentis, dje pas firmës në kontratë
Karlo Ançeloti dhe Aurelio De Laurentis, dje pas firmës në kontratë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania