Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu e gdhin me “Birra Korça”

Kampionët në delir, Soue “tremb” Xhejmsin me ushqimin

- LLAZI SARO

Një natë e paharruesh­me në Korçë. 23.05.2018 ora 18:45 Skënderbeu shpallet zyrtarisht kampion i Shqipërisë për të tetën herë në historinë e klubit bardhekuq. Nga këtu e në vazhdim gjithçka është vetëm festë. Ceremonia zyrtare e dhënies...

Një natë e paharruesh­me në Korçë. 23.05.2018 ora 18:45 Skënderbeu shpallet zyrtarisht kampion i Shqipërisë për të tetën herë në historinë e klubit bardhekuq. Nga këtu e në vazhdim gjithçka është vetëm festë. Ceremonia zyrtare e dhënies së titullit kampion përfundoi shpejt, sa hap e mbyll sytë, edhe kjo sikur donte t'i linte vendin një superfestë, e cila vijoi deri në agim. Skënderbeu festoi, gëzoi, u deh dhe arriti në ekstazë gjatë gjithë mbrëmjes që nuk donte t'ia dinte për të mbaruar. Skënderbeu festoi titullin e tetë kampion dhe u deh me "Birra Korça" për ta kthyer në një mbrëmje të paharruesh­me gjithçka.

FESTA NIS NË "HAN"

Për një ekip fantastik pa dyshim që ishte zgjedhur vendi më fantastik i qytetit, "Hani i Pazarit", një kryevepër e kohëve të vjetra e përshtatur me modernen nisi rrugëtimin e gjatë të festës së bardhekuqv­e. Takimi ishte lënë në orën 21:30, por duket se shumë kishin zgjedhur t'i prisnin kampionët atje. Prej orës 21: 00 kishte njerëz që ishin bërë gati për festën, kryesisht të ftuarit specialë të mbrëmjes nga ana e presidenti­t Ardjan Takaj. Pavarësish­t kësaj, i pari që i priste ishte vetë presidenti dhe familja e tij që nuk nguronin të prisnin dhe t'i uronin mirëseardh­jen çdo personi në këtë festë. Pak nga pak filluan të dukeshin edhe lojtarët e Skënderbeu­t, të cilët zunë vend në hapësirën e madhe të "Hanit". Një festë ku nuk kishte diferencim­e dhe gjithkush ishte mik me gjithkënd. Shumë shpejt, ende pa u sistemuar nëpër vende, banketi ishte plot. "Sa të uritur paskan qenë 'ujqërit', veç kupës do hanë edhe ushqim", ishin shprehjet që tërhiqnin vëmendje dhe krijonin të qeshura pa fund. I takoi presidenti­t fillimisht që të bënte gëzuar me gjithkënd nga tavolina në tavolinë, ndërsa si zakonisht kupa filloi të shëtiste. Po kështu, si zakonisht në festat e klubit bardhekuq, ku ishte kupa, ishte edhe Ilirjan Përmeti. Shefi i klubit që nuk e linte t'i ikte për një sekondë nga sytë trofeu. Një lidhje shpirtëror­e ndoshta apo një përkujdesj­e e madhe. Gjithkush që pozonte me kupën fillimisht përballej me shikimin kritik të Përmetit, që dukej sikur thoshte, "kujdes, është trofeu i kampionëve!". E gjithsesi, përpos kësaj, lojtarët filluan të bënin foto me kupën dendur e pikërisht këtu atmosfera u nxeh.

VIJIMI TE "REPUBLIKA'

Që festa nuk do të mbaronte këtu dihej me siguri. Pak nga pak, erdhi fundi i festës te "Hani i Pazarit" dhe papritmas ajo godinë e mbushur me gjallëri u boshatis. Të gjithë u zhvendosën në një klub, në klubin e zakonshëm të festës, "Republika". Një pritje jonormale i priste bardhekuqt­ë atje. Në hyrje qëndronte një tortë e madhe enkas për kampionët. Atje festa mori zjarr nën muzikën e të palodhurit Klajdi Haruni. Një festival maratonë i tij që pa pushim filloi në orën 23:55 dhe nuk reshti deri në orën 04:30 të mëngjesit të djeshëm. Fillimisht, ambienti ishte pak i ndrojtur, i turpshëm apo ndoshta i hutuar nga festa, por pak nga pak turpi u largua dhe ia la vendin alegrisë, të qeshurave, batutave dhe me plot gojën mund të thuhet se ishte festa gjigante e klubit bardhekuq. Një festë që nuk donte të mbaronte, a thua se korçarët janë të vetmit që dinë se si festojnë. Ndoshta...

BATUTAT

Te "Hani i Pazarit" filloi gjithçka, atje ku të parët që ishin pararojë e festës ishin veteranët e klubit. Vangjeli sigurisht që kishte pjesën e tij në alegrinë që i jepte festës, ndërsa mbi të gjitha ishte uria e Ali Souesë. "Është e çuditshme, sa shumë uri ka ky person", ishte batuta e Xhejmsit. Por nuk mungoi përgjigjja e Souesë: "U ngopa së shënuari gola këtë sezon në kampionat, tani mbetet kupa. Por para kësaj jam këtu për të ngrënë. Duhet të ha dhe do të ha sa të fryhem". Pas ushqimit të mirë erdhën edhe gotat e alkoolit. Sigurisht ishte me leje gjithçka, por pavarësish­t kësaj, kapiteni i mirë duket edhe jashtë fushës. Shehi u afrua te lojtarët dhe testoi në njëfarë mënyre se çfarë po konsumonin. Pasi u njoh me preferenca­t e afrikanëve, kapiteni u largua në tavolinën e tij ku e priste familja.

ILIR DAJA

Në tavolinë me kolegët e vet të stafit, Ilir Daja dukej i qeshur dhe tepër i kënaqur për këtë festë. Por, nuk hiqte dorë nga batutat e tij pikante. Nuk mbetën pa shpëtuar as kësaj here gazetarët që thumbohesh­in në distancë me trajnerin. Madje, Daja nuk kurseu as Qormemetin, teksa në momentin kur ai u afrua te tavolina e Souesë, trajneri i foli sulmuesit. "Ali, ti do të firmosësh për mua tani për asnjë tjetër...". Batutë që solli të qeshura, por edhe aprovimin e Qormemetit në anën tjetër. Më pas, spektakli vazhdoi te "Republika" dhe Daja kishte rezervuar e një tjetër batutë. Në momentin që gazetarët e kapën duke bërë foto me presidenti­n Takaj dhe me kupën, u shpreh i qeshur: "Tani u firmos kontrata".

SPEKTAKLI OSMANI

Nuk kishte se si të mungonte në festë spektakli i Tefik Osmanit. Korçari që njihet për humorin e tij e nisi festën te "Hani", ku u vesh me petkun e ultrasit dhe ndezi flakadanin në ballkonin e resortit. Atmosfera u ndez flakë dhe në atë moment filloi edhe grupi i serenatave të performont­e live. Pas kësaj, Osmani nuk u ndal këtu, por iu bashkua grupit dhe u thirri shokëve. "Na hidhni ndonjë lek more... ooo... se s'po këndojmë kot!" Korçari vazhdoi spektaklin teksa u kap duke i kënduar kupës "Kur t'i të jesh pa mu, kujt do t'i thush të du", moment që krijoi humor dhe cilësohet si një më të bukurit e mbrëmjes. Orët kalonin, por Osmani nuk lodhej dhe thuajse ishte ai protagonis­t i gjithçkaje deri në fund. Më pas, për momente të caktuara, skenën e merrte herë Vangjeli dhe herë Shehi për të performuar në këtë mbrëmje. Klajdi Harruni nuk la askënd pa përmendur, por nuk mund të mungonte legjenda Bledi Shkëmbi, i ftuari special i mbrëmjes që ishte pjesë e spektaklit me gardën e vjetër.

SHAMPANJË PËR TË GJITHË

Orët kalonin, por festa nuk donte të përfundont­e. Derisa erdhi momenti kur të gjithë u sulën te shampanja. Gjithkush rrëmbente shampanjë për të lagur të tjerët. Përfundoi keq dhe me shumë "viktima", Takaj, Boshku, Daja, Shehi, Osmani, Vangjeli, Demte, Teqja, Zhidro e plot të tjerë përfunduan qull nga shampanja dhe një pjesë e tyre me rroba të grisura, madje edhe të zhveshur saqë u deshën të rrëmbenin fanellat e titullit për të vijuar festën.

TË FTUARIT SPECIALË

Për habi të të gjithëve, rreth orës 01:00 në festën e kampionëve u duk Julian Ahmataj. Me buzëqeshje­n vesh më vesh, trajneri i Kamzës u afrua dhe uroi të gjithë për titullin kampion. Madje edhe klubi nuk ngurroi, por e uroi për ditëlindje­n duke i kthyer "reston" Ahmatajt, sepse pa dyshim që ishte në një ditë speciale, pasi shpëtoi Kamzën nga Kategoria e Parë, festonte edhe ditëlindje­n. Një i ftuar special tjetër ishte edhe "ylli" i kombëtares, Odise Roshi.

THUMBIMET PËR PARTIZANIN

Si mund të mungonin në ditën e titullit edhe thumbimet në distancë për ekipin e Partizanit. Të iniciuara nga Klajdi Harruni dhe të mbështetur­a nga thuajse të gjithë futbollist­ët, Partizani u bë "tabelë qitje" nga batutat e korçarëve. "Ra Partizani prej fiku" dhe "Ma ka bërë Skënderbeu 8 me 2" ishin dy këngët që shkonin për thumbim karshi të kuqve, si një nga rivalët më të mëdhenj të Skënderbeu­t.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania