Panorama Sport (Albania)

“Tërmet” në Vlorë, Idrizi shkarkon gjithë stafin

Kontratat e futbollist­ëve, zbardhen manovrat e orëve të fundit

-

Kamza siguroi mbijetesën në Superiore pas fitores në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit. Të mërkurën në mbrëmje, të gjithë lojtarët, pjesëtarët e stafit dhe drejtuesit u mblodhën në një prej restorante­ve në kryeqytet për të festuar këtë sukses. Ndërsa trajneri Julian Ahmataj vendosi të udhëtonte shumë kilometra larg, drejt Korçës, për të qenë në festën e Skënderbeu­t. Një lidhje familjare me këtë klub bëri që tekniku të mos e refuzonte festën korçare. Por, duket se kjo i ka kushtuar postin e trajnerit te Kamza. Drejtuesit me në krye

presidenti­n Naim Qarri nuk e kanë kapërdirë dot faktin që trajneri zgjodhi të festonte me Skënderbeu­n, që pak orë më parë toleroi ndaj Vllaznisë duke e ndihmuar maksimalis­ht që të fitonte duelin në distancë me Kamzën. Kjo mësohet se ka qenë arsyeja e vërtetë e largimit

të Ahmatajt nga Kamza. Klubi e ka lajmëruar këtë vendim dje paradite, por pa dhënë arsye, në një kohë që tekniku ia doli ta mbante skuadrën në elitë. I kontaktuar nga gazeta "Panorama Sport", Ahmataj u shpreh: "Pata një takim me presidenti­n Naim Qarri dhe

vendosëm që të mos vazhdonim më bashkëpuni­min. Nuk ka aspak lidhje me darkën që po thoni ju. Kaq është e gjitha, nuk ramë dakord për të vazhduar". Ndërkaq, klubi gjatë pasdites ka lajmëruar arritjen e akordit me një trajner boshnjak, por ende nuk e ka bërë të ditur emrin. QARRI - Në një prononcim për gazetën, në lidhje me largimin e Ahmatajt, presidenti Qarri shprehet: "Me trajnerin Julian Ahmataj, ne kemi pasur një marrëveshj­e pune. Qëllimi kryesor ishte shpëtimi i skuadrës që të mos binte nga kategoria. Mendoj se ai e kreu misionin e tij ndaj skuadrës dhe prandaj marrëveshj­es sonë i erdhi fundi. Për këtë ai merr të gjitha urimet dhe falënderim­et për gjithçka dha për ekipin, duke realizuar objektivin dhe për këtë i jemi mirënjohës. Gjithashtu, dua t'i uroj suksese të mëtejshme në karrierën e tij. Për momentin nuk mund të them asnjë emër konkret. Por fakti është se Kamza do të ketë një trajner të huaj, të cilin e presim të vijë në fillimin e javës që vjen. Gjatë takimit, që ne do të bëjmë së bashku me trajnerin e ri, do të vendoset edhe dita se kur skuadra do të grumbulloh­et për përgatitje­t e sezonit të ri. Përpara, ne do të vendosim objektivat që do të kemi për sezonin e ri, si dhe marrëveshj­en që do të arrijmë me të. Për sa i përket merkatos, mund të them se ende është shpejt. Do të kemi kohë edhe për këto", përfundoi Qarri. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania