Panorama Sport (Albania)

Meqë harrojnë me qëllim, por rikujtojmë…

NGA CIKLI: “KUSH DHE SI E RRËZOI KAMPIONATI­N KOMBËTAR TË FUTBOLLIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

- Nga BESNIK DIZDARI

Kështu

pra, ashtu siç premtuam dy numra më parë të "Panorama Sport", sot po llojmë ciklin e shkrimeve nën okielon: "Kush dhe si e rrëzoi Kampionati­n Kombëtar të Futbollit të Republikës së Shqipërisë". Po e llojmë duke i kërkuar ndihmë numrit të 20 prillit 2018 të "Panorama Sport", e cila me një tip "poster" model të faqes së parë, njoftonte sondazhin për ndryshimin e skemës dhe shtimin e skuadrave të Kampionati­t. Titullonte "Panorama Sport" me germa kubike...

Kështu pra, ashtu siç premtuam dy num ra më parë të "Panorama Sport", sot po fillojmë ciklin e shkrimeve nën okielon: "Kush dhe si e rrëzoi Kampionati­n Kombëtar të Futbollit të Republikës së Shqipërisë".

Po e fillojmë duke i kërkuar ndihmë numrit të 20 prillit 2018 të "Panorama Sport", e cila me një tip "poster" model të faqes së parë, njoftonte sondazhin për ndryshimin e skemës dhe shtimin e skuadrave të Kampionati­t. Titullonte "Panorama Sport" me germa kubike: "Superiorja me 14 ekipe!" Duke e rrethuar portretin e kreut të FSHF-së me ato të Demit, Hasanbelli­ut, Takajt, Idrizit, Gjicit, Bizhdilit, Halilit. Dhe më tej vazhdonte:

"Votim tronditës i 30 klubeve!"

"Vetëm katër klube duan kampionati­n me 10 ekipe!"

"Ekipet duan 'revolucion' për elitën!"

"Problemi: Tifozët braktisin stadiumet!"

"Nevojë urgjente për ndryshim!"

"Superiore me 14 ekipe, klubet japin argumentet!"

"Nga Skënderbeu te Naftëtari, të gjithë duan ndryshim!"

E shikoni se çfarë përmbajtje revoltuese shfaqin këta tituj kur i përmbledh kësisoj njëri mbas tjetrit!

Dhe mbas tyre një faqe e tanë e mbushur me këto deklarime zyrtarësh e drejtuesis­h të klubeve të Shqipërisë:

BESNIK KAPLLANAJ (President i Bylisit):

"E kam bërë propozimin tim disa herë në FSHF, që të jetë një kampionat me 14 apo 16 ekipe".

ALBAN PAMBUKU (Zyrtar i Tomorit):

"Një kampionat me 12 ose 14 skuadra u shërben edhe ekipeve me traditë që enden në kategorinë e parë (në fakt, është e dytë) prej vitesh".

OLSI BREGU ( Drejtor Ekzekutiv i Apolonisë):

"E përgëzoj gazetën 'Panorama Sport' për këtë sondazh. Formula më e mirë e Superiores do të ishte pjesëmarrj­a e 14 skuadrave".

ARJAN TEROLLI ( Administra­tor i Pogradecit):

"Jam i mendimit që Superiorja të bëhet me 14 ekipe".

PETRIT HAZBIU (Sekretar i Egnatias):

"Superiorja do të ishte mirë të luhej me 14 skuadra".

ALTIN KEÇI (Administra­tor i Erzenit):

"Superiorja duhet të jetë me 14 ekipe".

DEMIR ÇUPI ( Administra­tor i Burrelit):

"Mendoj që superiorja të jetë me 14 ekipe".

GLEDIS LANI ( Zyrtar i Besëlidhje­s):

"Duhet një superiore me 14 ekipe").

ISMET SALIAJ (Administra­tor i Dinamos:

"Do të ishte më mirë me 12 ekipe".

DRITAN FRROKU (Shefi i klubit Tërbuni):

"Do të ishte më mirë që Superiorja të bëhej me 12 ose 14 skuadra".

ARJAN MARGJONI (Zyrtar i Shënkollit):

"Një kampionat me 14 ekipe".

ASTRIT TALI (Shefi i klubit të Ilirisë):

"Superiorja me 10 ekipe ka rezultuar një formulë e dështuar… Elita të zhvillohet me 14 ekipe".

BAJRAM FRAHOLLI (Zyrtar i Naftëtarit):

"Superiorja duhet të jetë me 14 skuadra".

ASTRIT ISAJ (Shefi i Klubit Shkumbini):

"Superiorja do të ishte më e përshtatsh­me me pjesëmarrj­en e 14 skuadrave".

FEHMI MZIU (Administra­tor i Korabit):

"Më mirë do të ishte një superiore me 14 skuadra".

GAZMEND VOGLI (Drejtor i Kastriotit):

"Formula e duhur është ajo me 12 ekipe".

NAIM HALI (Menaxher i përgjithsh­ëm i Kukësit):

"Një ligë e përbashkët (me Kosovën) me 16 skuadra".

ILIRIAN PERMETI (Shef i klubit "Skënderbeu"):

"Më mirë një Kampionat me 12 ekipe dhe tri faza".

ASTRIT GJYREZI ( Administra­tor i Vllaznisë):

"Jam për një kampionat me 12 skuadra".

GERALD BUBA (Sekretar i përgjithsh­ëm i Partizanit):

"Personalis­ht më pëlqen modeli danez me 14 skuadra".

SINAN IDRIZI (Administra­tor i Flamurtari­t):

"Superiorja duhet të jetë me 14 ekipe".

ALBERT BANA ( Shef i klubit të Kamzës):

"E mira është të jetë një Kampionat me 16 ekipe".

Siç del, shumica e prej 30 zyrtarëve kërkojnë ndërrimin e përbërjes dhe shtimin e numrit të skuadrave. Dhe siç shihet, shumica janë zyrtarë të klubeve të skuadrave jo pak "të harruara". Ka disi më pak mendime prej zyrtarëve të skuadrave të Kampionati­t të Parë (atij që quhet Superligë). Për çudi, disa përgjegjës të këtyre skuadrave ka vite që i janë nënshtruar diktatit të drejtimit të FSHF-së, - temë më vete kjo, çka kërkon një përimtim për t'ia gjetur përsenë!?... Me përjashtim të drejtuesve të Flamurtari­t apo dhe të Partizanit, nuk dëgjojmë ndonjë ankesë apo mendim ndryshe të tyre ndaj FSHFsë. Ky nënshtrim i ka dhënë një goditje demokratiz­imit apo mendimit liberal në politikën e drejtimit të futbollit kombëtar. Forca e pashpjegue­shme e këtij diktati të FSHF-së, u pa me kundërshti­min a heshtjen e menjëhersh­me për shtimin e skuadrave, mbas sondazhit të "Panorama Sport". Sa të ndonjë zyrtari po aq edhe të ndonjë gazetari shërbestar të FSHFsë që nuk ndiejnë assesi emocione që skuadra të qyteteve kryesore të Shqipërisë janë jashtë Kampionati­t Kombëtar. Për fat, edhe të specialist­ëve "analistë", disi të nënshtruar edhe ata. Në mos gaboj, vetëm te Neptun Bajko e tek Astrit Hafizi kam lexuar apo dëgjuar mendimin për shtimin e skuadrave.

Por, rëndësi më të madhe ka ky sondazh i gjerë i gazetës, sepse në fund të fundit, tregon që shumica e drejtuesve të klubeve të Shqipërisë janë për shtimin e skuadrave. Ajo që autorin e këtyre radhëve e trondit vërtet (dhe jo vetëm atë) është se e gjitha kjo mbështille­t prej një heshtjeje shembullor­e të drejtimit të futbollit shqiptar.

Ndërkaq, në këto tri ditë vërehet një sulm i paparë kundër Bashkisë së Shkodrës, - sikur kjo është e keqja e madhe e rënies së Vllaznisë. Dhe për çudi askush nuk pyet: po përse duhet që bashkitë të subvencion­ojnë skuadrat e futbollit? Çka e kemi kritikuar me dhjetëra herë. Dhe më tej: kush e ka fajin që skuadrat lihen në duart e subvencion­imit bashkiak, kur sot kudo në botë klubet janë të privatizua­r? Dhe më tej akoma: kush e pengon privatizim­in e plotë të klubeve? Ose më qartë: kush e pengon themelimin e Ligës Kombëtare të futbollit? Përgjigjja është e thjeshtë: pengon Drejtimi i futbollit në vend. Dhe për të mos e ngushtuar vetëm te FSHF, bashkë me të pengon apo zvarrit jo pak, ministria, qeveria, shteti shqiptar. Pa harruar edhe heshtjen shembullor­e të Komitetit Olimpik, që nuk ndihet për këtë rënie drastike të përhapjes ( olimpizmit apo jo?) për së mbari të futbollit kombëtar në qytete tradiciona­le shqiptare. Nuk duhet harruar ndërkaq se për zhvillimin e sportit kombëtar e ka një nen : "të vogël" edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Interesant vërtet, askujt prej gjithë këtyre nuk u bën më përshtypje se shqiptarët kanë braktisur stadiumet e futbollit. Kështu është kur krijohen precedentë­t e gabuar. Si puna e të zakonshmes (precedenti­ale) të një kampionati me vetëm 10 skuadra.

A nuk e shihni se si, sapo përmendet bie fjala, themelimi i Ligës kombëtare të futbollit, që shpejt ajo do të na çonte te privatizim­i i klubeve dhe fitimi i pavarësisë prej diktatit frenues të FSHF-së, shpërthen "heshtja"? Ose zhurma e shërbestar­ëve që shkruajnë a flasin për fajin e presidentë­ve të klubeve që nuk e themelokan ata këtë Ligë. Kur dihet se e para që do të duhej të nxiste dhe organizont­e këtë themelim duhej të ishte mu Federata e Futbollit të Shqipërisë?

Kjo strategji dinake "e heshtjes" ka ndodhur dhe po ndodh edhe me propozimet tashmâ disavjeçar­e për shtimin e skuadrave. Ec e gjeje pse e paska kaq tmerr drejtimi i futbollit në Shqipëri për të shtuar skuadrat!... Ose për të ardhur te Kampionati tradiciona­l i Shqipërisë i shumë viteve të paharruesh­ëm, sidomos ai me 14 skuadra. I kujtoni se kanë qenë kampionate­t më të bukura të Shqipërisë.

Kaq. Herën tjetër do t'iu tregojmë se si më 1964 nuk ra nga kategoria Vllaznia, edhe pse u rendit e 11-ta, por në një kampionat me 12 skuadra; pra jo e 9-ta sa sivjet që po thonë se ra. Apo se si ndodhi më 1974 që nuk ra nga kategoria SK Tirana ( 17 Nëntori) edhe pse u rendit e 13-ta, por në një Kampionate me 14 skuadra; pra shumë më keq se kur rendit e 9-ta vitin që shkoi e ra. E plot e plot të tjera…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania