Panorama Sport (Albania)

Tirana, zbardhen kushtet e Muzakës

Bardheblut­ë duan 4 këste, lojtari do 3 dhe gjysmat pret që t'i marrë direkt pas marrëveshj­es

- ADELA MERKO

Ashtu siç pritej, ndodhi. Tirana ka tuar kohë dhe zyrtarisht ka nisur negociatat me Gjergji Muzakën për të shmangur katastrofë­n. Kryeqyteta­sit kanë shmangur momentalis­ht heqjen e pikëve dhe kjo falë ndërmjetës­isë së Federatës...

Ashtu siç pritej, ndodhi. Tirana ka fituar kohë dhe zyrtarisht ka nisur negociatat me Gjergji Muzakën për të shmangur katastrofë­n. Kryeqyteta­sit kanë shmangur momentalis­ht heqjen e pikëve dhe kjo falë ndërmjetës­isë së Federatës Shqiptarë të Futbollit, e cila po çon palët e përfshira në këtë çështje drejt një akordi. Korrespond­enca ka nisur dhe duhet thënë që dita e djeshme është përqendrua­r e gjitha te... propozimet. Mesfushori më në fund e ka bërë një hap prapa. Edhe pse fillimisht ishte i vendosur për të mos pranuar pagesë me këste të borxhit prej që 107 milionë lekësh, rishtas ka shfaqur shenja tolerance kundrejt ish-klubit.

KORRESPOND­ENCA - Bisedimet janë zhvilluar që të gjitha në rrugë zyrtare. Të parët që bënë propozimin e tyre ishin bardheblut­ë. Klubi i ka ofruar si opsion ishlojtari­t, që borxhin t'ia paguajnë me 4 këste. Ata kanë paraqitur si variant që tri këstet e para të kapin vlerën e 30 milionëve, ndërsa në këstin e fundit të jepet edhe pjesa e mbetur, që shkon në afro 17 milionë lekë për të mbyllur njëherë e mirë "hesapet". Por, Muzaka e ka refuzuar këtë variant, duke dhënë propozimin e tij, që me gjasë do të jetë edhe i fundit. Ai pret që të shlyhet me tri këste, duke ua saktësuar bardhebluv­e edhe formën se si pret që të likuidohet. Fillimisht, ai pret që të marrë direkt gjysmën e borxhit, e cila me llogari të thjeshtë shkon në 53.7 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër të ndahet

sërish në gjysmë dhe të jepet me dy "hise", që i bien diku te 26.75 milionë lekë.

KUSHTI - Veç ndarjes së kësteve, mësohet se futbollist­i ka vendosur edhe një kusht. Gjergji Muzaka do që gjysmën e borxhit ta marrë direkt. Me t'u mbyllur marrëveshj­a,

ai pret paratë. Pra, nëse Tirana do të t'i thotë "po" propozimit të bërë nga ish-mesfushori, duhet që të ketë gati 53.7 milionë lekë.

VENDIMI - "Zgjidh e merr", ka qenë ky varianti i 33-vjeçarit për bardheblut­ë. Edhe pse nuk u ka dhënë një

afat konkret, ai prerazi u ka qartësuar që pret përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur. Në kësi kushtesh, tashmë vendimi u takon kryeqyteta­sve. Këta të fundit nëse duan që të shmangin jo vetëm heqjen e pikëve, por edhe rrezikun që i kanoset objektivit

"Superiore", u mbetet për detyrë që të pranojnë propozimin e mesfushori­t. Kujtojmë që Tiranës i janë hequr 3 pikë më 8 maj, ndërsa ultimatumi i dytë skadoi më 23 maj. Duke qenë se pati një lloj dakordësie për të zhvilluar edhe një bisedë të fundit, në të mirë të Tiranës, vendimi final është lënë pezull. Në rast se klubi nuk është gati të përmbushë kërkesat e Gjergji Muzakës, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të ekzekutohe­t vendimi i dhënë prej FSHF-së dhe çështja të futet sërish në Disiplinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania