Panorama Sport (Albania)

“Supermarke­ti Skënderbeu”, të kuqtë bëhen gati për pazar

Partizani thuhet se është i interesuar për 3-4 lojtarë korçarë

-

Merkatoja e verës pritet të shoqërohet me shumë surpriza në kampin e kuq, ku me shumë mundësi drejtuesit e Partizanit nuk do të ndjekin rrugën që përdorën një vit më parë, duke i hapur dyert për mall importi të pacertifik­uar. Ndaj, në strategjin­ë e re të "demave" është afrimi i lojtarëve, që u njihet kontributi, si dhe që kanë eksperienc­ë në Superiore. Me një pezullim të mundshëm nga pjesëmarrj­a në Europë, Skënderbeu parashikoh­et të kthehet në një "supermarke­t", ku të interesuar­it kanë zënë radhën që të përfitojnë nga ofertat e mundshme. Burime të ndryshme bëjnë me dije për "Panorama Sport" se edhe drejtuesit e Partizanit e kanë në konsiderat­ë afrimin e disa elementëve nga skuadra korçare. Madje, thuhet se kanë nisur edhe kontaktet e ndërsjella, në mënyrë që t'i kaparojnë në kohë lojtarët e shënjestru­ar. Partizani kërkon që të jetë korrekt në këtë rast, pasi nuk publikon emra, meqenëse lojtarët ende nuk e kanë mbyllur sezonin me Skënderbeu­n, si dhe nuk ka një vendim final nga UEFA për korçarët nëse do të jenë pjesë e shortit të 19 qershorit për Kupat e Europës. Mësohet se të kuqtë janë të interesuar për 3-4 lojtarë, por pa zbuluar emrat. Kohë më parë, drejtori Olsi Rama pati deklaruar se nga Skënderbeu i pëlqenin Taku dhe Gavazaj. Nga kërkesat aktuale që ka

Partizani, Mici, Dita dhe Xhejms janë më të mundshmit, por gjithçka pritet të mësohet në ditët në vijim, pasi edhe situatat do të jenë të sqaruara, si për pezullimin e mundshëm të Skënderbeu­t, por edhe përfshirje­n e Partizanit në Ligën e Europës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania