Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu dorëzon kërkesën, të gjithë me sytë nga KAS-i

Futbollist­ët mbeten në ankth për të ardhmen

- LLAZI SARO

Te Skënderbeu është koha për në KAS. Pas festës "së çmendur" të titullit kampion, Skënderbeu duket se pret më së shumti lajme nga Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv në Lozanë, së cilës i ka kërkuar që të gjykojë në themel çështjen e trukimeve të pretenduar­a nga UEFA. Pas një pune voluminoze të bërë nga ana e përfaqësue­sve ligjorë të Skënderbeu­t dhe zyrës së avokatisë, dje klubi ka dorëzuar pranë kësaj gjykate kërkesën për apelim të çështjes me pretendime­t përkatëse. Pas apelimit pritet që të jetë radha e KAS-it, që të marrë në shqyrtim fillimisht kërkesën dhe më pas të bëjë rekursin e dosjes. Por, mbi të gjitha të dalë me një vendim ndoshta përfundimt­ar në lidhje me këtë situatë. Skënderbeu duket i bindur se duke qenë para faktit që KAS e gjykon në themel këtë herë dosjen dhe vendos mbi ligje e jo mbi hipoteza, kësaj radhe do të marrë një lajm pozitiv. Gjithsesi, koha për një përgjigje përfundimt­are është e largët edhe për faktin se çështja do të zgjasë të paktën deri në muajin nëntor. Bardhekuqt­ë më shumë se te vendimi final e kanë mendjen tek e ardhmja e sezonit në Champions. Për këtë, KAS ka gati kërkesën e dërguar nga klubi dhe pritet që të vendosë në ditët e para të muajit qershor, nëse Skënderbeu do të lejohet të marrë pjesë në Europë apo jo. Kjo do të jetë edhe periudha e mbushur më me ankth për klubin bardhekuq.

Kontratat e lojtarëve- Të gjithë e presin me padurim lajmin që do të vijë nga Gjykata e Arbitrazhi­t në Lozanë, por më së shumti janë lojtarët ata që kërkojnë të mbushin mendjen përfundimi­sht nëse

do të shijojnë aventurën europiane edhe këtë sezon. Kjo duket se i mban disi në ankth futbollist­ët e Skënderbeu­t për të ardhmen, sidomos ata që janë pa kontrata në këtë pikë të sezonit. Pritet që kur të vijë lajmi i radhës nga KAS, të merret edhe vendimi për të ardhmen e lojtarëve ose të paktën atyre që duan të qëndrojnë te Skënderbeu, edhe nëse mund të jenë pa Europë deri në fund të vendimit të KAS-it. Pak a shumë, kjo është situata në kampin bardhekuq, atje ku drejtuesit e Skënderbeu­t janë sy e veshë nga Lozana për të mësuar fatet e sezonit të ri. Shorti i Champions-it hidhet më 19 qershor dhe deri atëherë do

të jetë konfirmuar nëse Skënderbeu do të luajë në Europë këtë sezon apo jo.

Përgatitje­t për KupënPas festës së titullit Skënderbeu është grumbullua­r në Durrës për finalen e Kupës me Laçin, takim që luhet nesër. Nën urdhrat e trajnerit Daja, bardhekuqt­ë kanë filluar përgatitje­t me një seancë të lehtë. Sot pritet që ngarkesa të jetë maksimale për të qenë gati për finalen. Ekipi do të qëndrojë i grumbullua­r në rezidencën e tij në Durrës deri nesër dhe do të punojë intensivis­ht për të marrë trofeun që i mungon klubit. Të dielën ekipi do të niset drejt Elbasanit për të luajtur takimin e fundit në këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania