Panorama Sport (Albania)

Ikën Balde, Kukësi pa sulmues

Kapiteni i Lirisë së Prizrenit, Meriton Korenica, një hap larg marrëveshj­es me nënkampion­ët

- SKERDILAID SULOZEQI

as Sindrit Gurit, sul muesi tjetër, Amido Balde largohet nga Kukësi. Në ndryshim nga shkodrani, që u shit tek Ostende për 710 mijë euro, 27-vjeçari nga Guinea ka prishur kontratën dhe tashmë mund të quhet lojtar i lirë. "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se palët janë ndarë dhe Balde ka tërhequr dokumentac­ionin, duke u larguar për në Portugali, aty ku dhe kishte luajtur për herë të fundit. Balde u prezantua më 1 shkurt te skuadra verilindor­e dhe në atë kohë drejtuesit u shprehën se synimi i tyre ishte që ta rikthenin në formën e dikurshme shtatlarti­n që ka provuar të luajë për gjigantët skocezë, Sëlltik, por edhe klube të rëndësishm­e në Belgjikë, Portugali dhe Francë. Pas dy muajsh stërvitjej­e intensive, Balde arriti të luajë vetëm 8 ndeshje me Kukësin, 2 prej të cilave si titullar. Në 219 minuta të luajtura, ai arriti të shënojë 2 gola, të parin kundër Lushnjës dhe të dytin në Shkodër ndaj Vllaznisë. Pas largimit të Gurit, sulmuesi nga Guinea ishte alternativ­a e vetme në

sulm, por menjëherë pas përfundimi­t të sezonit, ai ka dëshiruar të largohet, duke preferuar të vijojë karrierën në Portugali. Në këto kushte, drejtuesit e Kukësit nuk e kanë ndaluar, madje kanë kryer procedurat në mënyrë të menjëhersh­me. Balde merrte një rrogë

mujore prej 1500 eurosh te Kukësi, por qëllimi i ish-sulmuesit të Sëlltikut, nuk kanë qenë paratë, por arritja e formës dhe aktivizimi, teksa vinte pas një dëmtimi të gjatë. CV-ja e pasur e tij bëri që te Kukësi të shpresonin se do të ishte sulmuesi kryesor, por, me sa duket,

trajneri Peter Pakult bën të tjera plane për repartin ofensiv. Tashmë Kukësi nuk ka të gatshëm asnjë sulmues dhe drejtuesit do të mundohen të afrojnë minimalish­t dy të tillë. Merkato sapo ka filluar, në një kohë që gjasat janë që Kukësi të luajë në Champions, edhe pse

mbetet për t'u parë vendimi për Skënderbeu­n.

FANTAZISTI - Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, po mundohet të bëjë sa më shpejt goditjet në merkato, në mënyrë që skuadra të jetë gati gjatë fazës përgatitor­e. "Panorama Sport" zbulon se objektivi i Kukësit është kapiteni i Lirisë së Prizrenit, Meriton Korenica. Me fantazisti­n që luan edhe në krahët e sulmit, bisedimet kanë ditë që kanë nisur dhe gjasat janë që të konkretizo­het gjithçka në ditët në vijim. Korenica është vetëm 20 vjeç dhe pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës. Sezoni i fundit ishte i shkëlqyer

për të riun te Liria e Prizrenit, që drejtohej nga Bledi Shkëmbi. Ndërkohë, pas largimit të menaxherit të klubit, Naim Halili, pesha e merkatos së Kukësit është e gjitha në "kurriz" të Nexhipit. Trajneri Pakult është larguar drejt Austrisë, ku do të qëndrojë 10 ditë, ndërsa ka lënë gati listën e lojtarëve që dëshiron. Mes të afruarve do të ketë edhe dy të huaj, të cilët njihen mirë nga Pakult. Një prej tyre është mesfushor kroat, por emri mbahet sekret. Gjithsesi, deri më 12 qershor, gjasat janë që Kukësi të jetë kompletuar dhe të nisë i qetë fazën përgatitor­e në Slloveni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania