Panorama Sport (Albania)

Strakosha i dëmtuar, Panuçi i jep një shans Selmanit të Laçit

Portieri i Lacios nuk vjen, grumbulloh­et për herë të parë 20-vjeçari

-

Portieri i Laçit, Gentian Selmani, është afrimi më i fundit në Kombëtare nga trajneri Kristian Panuçi. Kapiteni i kurbinasve është njoftuar dje se duhet të jetë gati për kuqezinjtë pas angazhimit me Laçin në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeu­t. Selmani u përzgjodh për të zëvendësua­r Thoma Strakoshën, i cili luajti i dëmtuar në ndeshjen e fundit të Serisë A ndaj Interit. Portieri i Lacios tashmë duhet të qëndrojë pushim, prandaj dhe në mungesë të tij, Panuçi i besoi Selmanit, krahas Etrit Berishës dhe Alban Hoxhës së grumbullua­r. Për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, Selmani u shtohet në këtë mënyrë emrave të rinj të afruar rishtazi në ekipin kuqezi, duke filluar nga mbrojtësi Egzon Binaku i Malmos për të vazhduar me sulmuesit Sidrit Guri, Armando Vajushi dhe Rei Manaj. Selmani është vetëm 20 vjeç, por ka eksperienc­ë të jashtëzako­nshme ndërkombët­are, pasi ka kaluar në të gjitha grupmoshat e Shqipërisë. Prej dy vitesh, ai është titullar i Kombëtares Shpresa dhe kjo thirrje vjen në momentin e duhur për Selmanin, që realizon kështu një ëndërr.

NDESHJET - Nesër portieri me origjinë nga Fushë-Kruja do të jetë në fushë në finalen e Kupës, ku Laçi synon të bëjë surprizën përballë Skënderbeu­t, ndërsa të hënën nuk është çudi që të luajë në miqësoren e Shpresave me Bosnjën. Menjëherë më pas, prej orëve të para

të mëngjesit të së martës, lojtari do të udhëtojë drejt Zvicrës, për t'u vendosur nën urdhrat e Panuçit. Shanset janë reale që Selmani të luajë të paktën një pjesë loje në miqësoren ndaj Kosovës më 29 maj. Megjithatë, çdo gjë është në dorë të trajnerit Kristian Panuçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania