Panorama Sport (Albania)

Drejtori i Luftëtarit: Ja plani ynë për Europën

"Do ruajmë grupin, të gjithë futbollist­ët janë nën kontratë"

- TOMOR SHEHU

Luftëtari bëri një mrekulli sezonin e fundit dhe një meritë për pjesëmarrj­en në Ligën e Europës kanë pa dyshim edhe strukturat e ngritura në klub prej tri vitesh. Tashmë, në Gjirokastë­r i kanë idetë e qarta për vazhdimësi­në dhe është vetë drejtori teknik i klubit, Vangjel Çavo, që në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", tregon planin në prag të ballafaqim­it historik në Europë.

Vangjel, nga një start zhgënjyes sezoni te një fund i lumtur për Luftëtarin...

Nisëm një fazë përgatitor­e me vonesë, shoqëruar kjo me vendosjen në pankinë të dy trajnerëve nga Uruguai. Kur pamë se gjërat nuk funksionon­in dhe Luftëtari shihej si bashkëshoq­ërues i Lushnjës për rënien, bëmë zgjedhjen e duhur. Afruam një trajner me emër në futbollin shqiptar si Hasan Lika dhe gjërat ndryshuan shpejt.

Tashmë që sezoni përfundoi dhe Luftëtari kapi Europën, a do t'i ofrohet rinovimi i kontratës trajnerit Lika?

Pyetja juaj është më shumë se e drejtë. Lika ka meritën e padiskutue­shme në suksesin e Luftëtarit. Të gjithë e kanë vlerësuar dhe do ta mbajnë gjatë në memorie si trajnerin e suksesshëm të Luftëtarit. Lika, bashkë me lojtarët dhe gjithë stafin, do të mbeten shembuj për t'u marrë në konsiderat­ë. Nëse Lika do të jetë apo jo pjesë e Luftëtarit, në

këtë moment konkretish­t s'mund të them asgjë. Me fillimin e përgatitje­ve që do të nisin më 6 qershor, do të bisedohet dhe do të diskutohet më konkretish­t për të ardhmen e trajnerit.

Çfarë plani keni për merkaton, a mund të na zbuloni

diçka?

Në merkaton e verës do të tregohemi të kujdesshëm. Me fillimin e përgatitje­ve më 6 qershor, do të hartojmë një program të mirëfilltë për një Luftëtar të denjë dhe bindës në Ligën e Europës. Zyrtarisht nuk janë më pjesë e Luftëtarit

lojtarë si Abazaj, Bregu dhe Athanasopu­los. Në vijim do të afrojmë lojtarë të aftë për të mbushur boshllëqet e krijuara. Jemi në kërkim të lojtarëve me karakteris­tika të ngjashme me ata që janë larguar. Forca e grupit dhe shpirti i garës ishin çelësi

i suksesit për ekipin tonë, kështu që të tillë lojtarë do të afrojmë.

Po në pozicione të tjera? Jemi në kontakte me një portier. Aktualisht, Ruçi është i konfirmuar si portier i talentuar, por gara është e gjatë dhe si e tillë kërkon që të kemi pozicione të dubluara. Do të afrojmë një qendërmbro­jtës tjetër dhe zëvendësue­sit e Abazajt dhe Bregut. Sa për emra, s'mund të them gjë për momentin. Jemi në bisedime intensive dhe në ditët në vijim do të sqarojmë gjithçka. Më mirë të vonuar, se të nxituar.

Krahas afrimeve, çfarë

plani keni në dalje. A ka interes për të blerë lojtarë të Luftëtarit?

Nuk mungojnë ofertat për lojtarë si Aleksi, Rroca, Xhekson dhe ndonjë tjetër. Por, ende nuk ka diçka konkrete.

Skuadra është e gjitha nën kontratë edhe për sezonin e ri?

Me përjashtim të mesfushori­t Donald Rrapo, që i përfundon kontrata, të gjithë të tjerët janë pjesë e Luftëtarit edhe për një sezon. Mirëpo, edhe Rrapo është drejt rinovimit të kontratës, pasi është një element i rëndësishë­m për ekipin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania