Panorama Sport (Albania)

Athanaspul­os lë futbollin: Faleminder­it Gjirokastr­a!

-

Greku i parë në historinë e futbollit shqiptar e mbyll këtu aventurën. Kristos Athanasopu­los nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Luftëtarit, pasi në moshën 36-vjeçare ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Dje portieri grek është përshëndet­ur me shokët e skuadrës, stafin teknik dhe drejtuesit. Ai tashmë do të vijojë karrierën si trajner portierësh, teksa është regjistrua­r në Federatën Greke të Futbollit për të marrë licencën e UEFA-s. Para se të udhëtonte drejt Janinës, që është vetëm 60 kilometra larg Gjirokastr­ës, Athanasopu­los foli për "Panorama Sport", duke shprehur emocionet e kësaj aventure të shkurtër, por me një fund shumë të lumtur. "Iu bashkova Luftëtarit në merkaton e janarit dhe nuk e kisha menduar se do të kisha këtë fund kaq të lumtur. Një kënaqësi e veçantë që isha pjesë e Luftëtarit. Këtë ua dedikoj të gjithëve, duke filluar nga presidenti Grigor Tavo, zv.presidenti Llambro Tavo, drejtori teknik Vangjel Çavo, trajneri Hasan Lika dhe gjithë të tjerëve. Shokët e skuadrës janë fantastikë, ndërsa tifozëria më bën të largohem nga Luftëtari me ndjesinë dhe respektin maksimal. Janë të gjithë këta faktorë që më nderojnë dhe më bëjnë të largohem nga Gjirokastr­a me përshtypje­t më të mira. Për mua ishte një eksperienc­ë e veçantë. Luftëtari do të ketë një pjesë të madhe në zemrën time. Tashmë jam një tifoz më shumë i kësaj skuadre dhe i uroj suksese në Europë. Forca Luftëtari dhe faleminder­it Gjirokastr­a! Suksese dhe vetëm suksese!", deklaroi Athanasopu­los. Ndërkohë, pas largimit të portierit 36-vjeçar, presidenti Grigor Tavo sqaroi një detaj. "I kërkova Kristos të rinovonte me dyfishim page. Ai refuzoi për të nisur një tjetër karrierë, atë të trajnimit të portierëve. Bëri zgjedhjen e tij dhe unë i uroj suksese!" tha Tavo. T.Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania