Panorama Sport (Albania)

Çela lë futbollin, rrëfen pengjet

"Nëse nuk privatizoh­et klubi, kjo skuadër do jetë kështu. Bashkia ka 1500 probleme"

- ALBAN ALUSHI

Lushnja rrezikon të mos ketë për sezo nin e ardhshëm 80% të kontingjen­tit të futbollist­ëve që mbyllën këtë kampion në stadiumin "Roza Haxhiu". "Veterani" Gentian Çela ka deklaruar për "Panorama Sport" se ka lënë përfundimi­sht futbollin e luajtur. Ndeshja e së mërkurës me Luftëtarin ishte e fundit për mesfushori­n 37-vjeçar.

Pas 10 ndeshjesh mungesë, "veterani" Çela ishte titullar me Luftëtarin madje edhe kapiten. Çfarë ndodhi?

Ishte një vendim i trajnerit dhe rikthehesh­a pas një dëmtimi të vogël. Ishte një vendim i trajnerit që të luaja dhe siç e kam thënë gjithmonë kam qenë i gatshëm për t'u aktivizuar. U mundova të bëj më të mirën, edhe pse nuk jam i kënaqur nga vetja.

Nga mënyra sesi u zëvendësua­t, u përqafuat me disa lojtarë, i dhatë shiritin Sefës dhe u duartrokit­ët

BREGDETARË­T nga pjesëtarët e të dy ekipeve. Latë përshtypje­n se nuk do të luani më futboll...

Realisht, kështu e mendoj edhe unë. Besoj se kam arritur në fundin e kësaj rruge të gjatë.

Karriera juaj ka qenë e përqendrua­r te Lushnja! Si kanë qenë 15 vitet te kjo skuadër?

Vitet te Lushnja do t'i kujtoj si shumë të vuajtura. Por, i kam bërë të gjitha me zemër. Realisht, kanë qenë shumë të vuajtura, jo për fajin tim apo të bashkëlojt­arëve. Por, për vetë situatat që ka qenë

BESËLIDHJA klubi i Lushnjës në të gjithë këto vite. Ka qenë tërësisht i varur nga bashkia. Dihet, që bashkia ka 1500 probleme të qytetit dhe futbolli, edhe pse argëton masën, institucio­ni shikon hallet reale të jetës.

Futbolli ka qenë i fundit në mendjen e bashkisë?

1500 probleme të tjera. Të paktën për fondin që ka shpenzuar për futbollin, bashkia ka bërë maksimumin përmes këshillit bashkiak. Aq e ka mundësinë një bashki. Një organizim më i mirë është gjëja e duhur. Keqardhjen më të madhe e kam sepse gjithë këto vite do të doja të luaja te një Lushnjë më e fortë, më e përgatitur dhe me lojtarë më të mirë.

Lushnja është akuzuar se nuk mund të luajë në Superiore, pasi ka "klane" në skuadër. Çfarë ndodh?

Lushnja me mundësitë që ka pasur, me ata lojtarë të brezit tim dhe të brezit pas meje, ka qenë gjithmonë pretendent­e e Kategorisë së Parë për t'u ngjitur në Superiore. Por, për të qëndruar në elitë, duhen fonde më të mëdha. Ky grup realisht nuk kishte mundësi ta mbante në Superiore. Ata lojtarë që vinin të importuar, duhet të ishin realisht lojtarë që të bënin diferencën, jo të viheshin në diskutim me lojtarët që kishim. Kategoria e Parë është tjetër dhe Superiorja është tjetër. Ka diferenca shumë të mëdha, në përgatitje­n atletike, në cilësinë e lojtarëve. Një ndeshje në Kategorinë e Parë e fiton edhe nga episodet.

Lushnja është në prag të një rikompozim­i. Mund të largohet 80% e skuadrës, si do të jetë e ardhmja?

Është një pikëpyetja. Unë shpresoj dhe uroj si dashamirës i Lushnjës që kjo skuadër të jetë sa më mirë. Por, le t'ia lëmë kohës. Mbase do të jetë për më mirë ndërrimi i gjeneratës. Unë e shoh pak të vështirë sepse të gjithë kanë dhënë maksimumin. Ky brez ka qenë më i miri i mundshëm. Unë mendoj se po nuk u afruan donatorë që të fillojnë të fusin monedhë të re në klub, që të fillojnë të marrin edhe lojtarë nga rrethet e tjera, por të jenë realisht cilësorë, është e vështirë që Lushnja të jetë më mirë se në këtë gjendje që ishte tani. Lojtarët e rinj?

Nuk mund t'ua vësh atyre peshën më të madhe. Unë shpresoj që ata të kenë rritje. Bërthama e grupit aktual duhet ruajtur. Duhet të ndryshojnë mentalitet­in dhe të ndiejnë pak më shumë fanellën.

Do të studioni për trajner?

Akoma nuk e kam vendosur se si do të shkojë më pas. Të shohim në të ardhmen. Për momentin jo, pasi trajneri nuk është si lojtari. Kam qenë gjithnjë tifoz me skuadrën. Kam ndryshuar mënyrën time të të jetuarit për këtë skuadër. Por, për të ardhmen, unë mendoj se mund ta bëj, që të jem trajner i Lushnjës.

 ??  ?? Gentjan Çela gjatë ndeshjes së fundit me fanellën e Lushnjës ndaj Luftëtarit
Gentjan Çela gjatë ndeshjes së fundit me fanellën e Lushnjës ndaj Luftëtarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania