Panorama Sport (Albania)

‘Shah’ për të pushtuar Europën

Anglezët lëshohen me forca të shumta në sulm, Reali u beson individual­iteteve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

y skuadra, në luftë për të qenë "mbretëresh­a" e Europës, dy filozofi sa të ngjashme në dukje, duke qenë se që të dyja pëlqejnë futbollin ofensiv, por po aq të ndryshme, e ndikuar kjo jo vetëm nga aspekti taktik, por edhe nga ai i eksperienc­ës së grupeve të futbollist­ëve që do të vihen përballë njëri-tjetrit. Për atë që mendon se sfida e mbrëmjes së sotme do të jetë vetëm Salah kundër Ronaldos, atëherë të gjithë gabohen rëndë, pasi në fushë do të jenë 22 lojtarë dhe që të gjithë janë gati që të bëhen protagonis­të, me shpresën që në diçka të tillë të kontribuoj­në vetëm për mirë dhe jo për keq. Dueli i sotëm do të jetë një lojë shahu, sepse të dyja skuadrat do të mundohen të vlerësojnë në maksimum pikat e tyre të forta, por në të njëjtën kohë të shfrytëzoj­në edhe pikat e dobëta të kundërshta­rit, prandaj le të hymë në disa detaje të analizës taktike të këtij dueli, duke llogaritur pesë daljet e fundit në skenën europiane.

SALAH - Ronaldo - Ronaldo, i cili ëndërron Champions-in e pestë personal, ka shënuar 50 gola në këtë sezon, dy më shumë se Salah, por me portugezin që i ka realizuar këto në 31 ndeshje, kundrejt 37 të egjiptiani­t. Kristiano është bërë i pari lojtar që shënon në tre finale Champions-i dhe në këtë edicion numëron 15 gola (3 me të majtën, 10 me të djathtë dhe dy me kokë). Ndërsa egjiptiani numëron 10 gola (9 me të majtën e tij). Ylli i Realit godet 5.27 herë portën rivale mesatarish­t për ndeshje dhe për të shënuar një gol i nevojiten 4.6 gjuajtje në kuadrat. Ndërsa për liderin e Liverpulit nevojiten 3.1 goditje në portë për të shënuar gol.

FAZA DIFENSIVE - Të dyja skuadrat kanë si pikën e tyre të dobët krahun e majtë, ku në njërën anë do të luhet dueli Salah-Marselo, ndërsa në tjetrin ModriçArno­ld. Me siguri, Klop do të ketë studiuar me shumë kujdes ndeshjen gjysmëfina­le mes Bajernit dhe Reali, ku Kimish tregoi se Marselo është shpeshherë jashtë pozicioni dhe andej është hallka e dobët e Realit, aq sa jo më kot këtë gjë trajneri i Liverpulit e pranoi hapur. Mbrojtësi brazilian, vetëm në pesë daljet e fundit, ka humbur 39 topa në zonën e tij, ndaj këtu duhet të sulmojnë të kuqtë. Por edhe vetë skuadra e Klopit duhet të marrë masa në krahun e majtë, sepse i riu Arnold konfirmon mungesën e eksperienc­ës, madje shpeshherë fut në telashe edhe qendërmbro­jtësin e majtë, Lovrën, ku të dy së bashku kanë humbur respektivi­sht 28 dhe 24 topa, nga të cilat anglezët e kanë pësuar rëndë.

FAZA SULMUESE - Finalja do të vërë sot përballë njëra-tjetrës edhe dy artileri të rënda në sulm, sepse Liverpuli godet 15.75 herë mesatarish­t portën rivale, ndërsa Reali 17.33. Krahasimi është vetëm se Reali shfrytëzon në maksimum individual­itetet e Ronaldos, i cili e kërkon shpesh duelin një kundër një, ndërsa Liverpuli kërkon shpesh topin e gjatë dhe pasimet e shkurtra në afërsi të zonës. Reali në të njëjtën kohë është më i përmbajtur, duke qenë se punon edhe mbi zotërimin e topit, mendon përpara se të hidhet edhe në kundërsulm, për ta bërë sa më efikas. Ndërsa Liverpuli kërkon të lëshohet në sulm me shumë lojtarë, qofshin edhe pa top në këmbë, por kjo bën që shpesh të lënë hapësira dhe kur janë në kundërkohë dënohen rëndë. Prandaj, të gjitha këto detaje, por jo vetëm, do të ndikojnë në rezultatin final.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania