Panorama Sport (Albania)

“Nuk më vlerësojnë sa duhet, kam respekt për rivalin tim”

-

Zinedin Zidan e pranon që ndonjëherë nuk ndihet i vlerësuar aq sa duhet, edhe pse sot në mbrëmje do të luftojë për Champions-in e tretë radhazi. Francezi foli në konferencë për rivalin e tij dhe për formacioni­n që do të zbresë në fushë.

Çfarë fshihet pas këtij Reali dhe suksesit që ka arritur? Shumë punë dhe shumë talent, sigurisht. Të arrish një tjetër finale, nuk është aspak e lehtë. Jemi të lumtur që mund të luajmë këtë ndeshje. Çfarë do të thotë për ju të fitoni tre Champions?

Ta shohësh në këtë këndvështr­im është diçka e bukur. Unë jetoj për këtë moment, është pasioni im. Më pëlqen të luftoj dhe të fitoj. Por unë jam i qetë dhe jetoj normalitet­in. Ronaldo është në formë, është 150 për qind? E shoh të karikuar dhe shumë në formë. Edhe nëse është në 140 për qind nuk ka problem (qesh). Unë e di që ai jeton për ndeshje të tilla. Benzema, Bejl, Isko... Cili nga lojtarët do të jetë në stol dhe jo titullar? Nuk duhet ta mendojmë kështu. Siç tha Isko: Përgjegjës­inë e marr unë për këtë vendim. Kjo është e vërteta që më duhet të vendos. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishë­m dhe nuk duhet të zhgënjehen sepse ata që shkojnë në stol janë pjesë e ndeshjes dhe mund të kenë vend gjatë saj. Ju vuani gjatë finales? Jo. Për momentin, jo. Unë thjesht jam i lumtur që do të luaj një ndeshje të tillë. Duhet të përfitojmë nga mundësia që na jepet dhe jo të vuajmë. Por, nëse nesër (sot) kam presion nuk ka gjë. Kjo është jeta. Më mirë të kemi emocione.

Çfarë ngjashmëri­sh keni me Klopin?

Si lojtar? Mirë, unë isha më i mirë... Si trajner kam shumë respekt për këtë zotëri. Ka shumë eksperienc­ë dhe ajo që ka bërë në futboll është e jashtëzako­nshme. Nuk e di nëse kam ngjashmëri. MekManaman ka thënë që nëse Guardiola do të fitonte 3 Champions radhazi, njerëzit do t'i bënin bust. Ju ndiheni i vlerësuar? Po. Pse jo? Ndonjëherë jo, por kjo është jeta. Më intereson vetëm të jap më të mirën, pastaj të shoh çfarë ndodh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania