Panorama Sport (Albania)

“Reali është skuadër e fortë, por s'ka luajtur ende me ne”

-

Jyrgen Klop është i drejtpërdr­ejtë dhe i bën presion Realit. Ai thotë se skuadra e tij është gati për një finale të madhe në mënyrë që të marrë trofeun në shtëpi. Në konferencë ai i thuri elozhe Zidanit, duke e quajtur më të mirë.

Jeni nervoz për finalen ndaj Realit?

Për momentin është gjithçka ashtu siç duhet, perfekte. Jemi duke parë nga afër stadiumin për herë të parë.

Është Reali favorit për të fituar finalen?

Po. Nuk është e vështirë për ta kuptuar. Reali është një ekip i elitës, por edhe ne jemi të mirë. Kemi shumë individual­itete, por nuk duhet t'i krahasojmë. Është një ndeshje futbolli dhe mund të ndodhë gjithçka. Por, ne mund ta fitojmë. Cili është sekreti i këtyre ndeshjeve?

Është një arenë shumë e madhe për lojtarët, për mua, për të gjithë. Duhet të jemi shumë të fortë në mbrojtje dhe të shfrytëzoj­më rastet që do të kemi në sulm.

Si është Salah që po mban edhe Ramazan?

Është shumë mirë. Çështja e fesë nuk më takon mua. Unë e shoh shumë mirë dhe në formë. Mes Klopit dhe Zidanit kë do të zgjidhnit si më të mirin? Gjithmonë do të zgjedh Zidanin. Ishte më i mirë si lojtar, por edhe si trajner. Nuk e kam problem ta them.

Çfarë diferencas­h ka mes finales tuaj të fundit dhe kësaj? Diferenca është që kjo është Champions-i... Duhet të jemi më të përgatitur. Të jemi më të bindur dhe më të qetë. Jam i sigurt për këtë, sepse më parë ishim nervozë.

Cila është pika më e fortë e skuadrës suaj?

Shpirti. Kemi disa muaj që jemi një skuadër shumë e fortë dhe jemi të përgatitur për gjëra të mëdha, falë punës.

Reali ka një stol shumë të mirë, ndërsa ju keni qejf futbollin me ritëm të lartë. Keni një sekret për t'i ndalur?

Por edhe stoli jonë ka shumë kualitet. Jo aq sa i tyre, që kanë për shembull Asension. Nuk do të përballim pikat e dobëta dhe të forta tonat. Jemi në formë, jemi mirë dhe gati. Reali është shumë i fortë, por deri tani nuk është përballur kurrë me Liverpulin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania