Panorama Sport (Albania)

Maziç: Finalja një nder i madh, ja sekreti i arbitrimit

Gjyqtari tregon emocionin përpara ndeshjes

-

Milorad Maziç do të jetë arbitri i finales sonte në orën 20:45 në Kiev. Serbi njihet si një ndër arbitrat më të mirë në Europë, ku ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishm­e, ai ka marrë pjesë edhe në 2 Botëroret e fundit dhe është në listë për të qenë në Rusi në muajin qershor. Për "UEFA.com", arbitri ka dhënë një intervistë, në të cilën tregon emocionet që përmban një sfidë e tillë. Si e përgatisin një finale arbitrat më të mirë në Europë, cili është sekreti? Maziç i zbulon të gjitha.

Çfarë do të thotë finalja për

ju?

Nëse pyet një arbitër në Europë kur fillon karrierën e arbitrimit, që cila është ëndrra e tij, me siguri do të përgjigjej: Finalja e Champions- it. Janë dy klube të mëdha që luajnë

në ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit, atmosfera është speciale dhe unë jam krenar që jam pjesë e këtij eventi së bashku me skuadrën time.

Si është përgatitur skuadra e arbitrave për ndeshjen? Ne punojmë si ekip. Jemi konstantë në punën tonë dhe diskutojmë gjithmonë se si të rritemi në atë që bëjmë, sepse kualiteti i performanc­ës së arbitrave varet nga puna në grup. Dhe si e tillë, secili duhet të jetë në lartësinë e duhur. Për finalen kemi filluar të mendojmë që disa ditë më parë, përgatitja psikologji­ke të ndihmon të jesh i fokusuar kur vjen momenti. Është e rëndësishm­e të kesh një start të mirë në ndeshje, të jep siguri për pjesën e mbetur të takimit. Kemi filluar duke studiuar taktikat e skuadrave dhe karakteris­tikat e lojtarëve. Kjo është diçka që UEFA e konsideron të rëndësishm­e në gjykimin e ndeshjeve të këtij niveli.

Si kanë qenë fillimet e para? Kur isha lojtar, pësova një dëmtim të rëndë. Futbolli ishte jeta ime, ndaj doja të isha akoma pjesë e saj dhe njerëzit më sugjeruan të filloja si arbitër. Pas ndeshjes së parë i thashë vetes: Kjo është ajo çfarë dua!

Kush është idhulli juaj?

Kam ndjekur të gjithë arbitrat më të mirë në histori, por nuk mendoj se dikush duhet të jetë kopja e dikujt tjetër.

Sa ka ndryshuar futbolli dhe arbitrimi?

Niveli taktik dhe teknik në futboll ka detyruar edhe arbitrat të përshtaten në mënyrën e lojës së skuadrave. Mënyra e lojës ka ndryshuar nga ajo e disa dekadave më përpara. Ritmi është më i shpejtë dhe lojtarët me nivel më të lartë. Ndaj, ne duhet të jemi në një linjë me ta në këtë aspekt, kjo nuk ka qenë aspak e lehtë. Të arbitrosh një ndeshje, është edhe të menaxhosh lojtarët. Mund të kesh të gjitha njohuritë teknike, por nëse nuk ke aspektin human, atëherë të mungon diçka.

Çfarë u sugjeroni arbitrave të rinj?

Çdokush duhet të ndjekë pasionin dhe t'i vërë vetes objektiva dhe qëllime. Sepse nëse nuk e bën, atëherë mund të merresh me diçka tjetër më mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania