Panorama Sport (Albania)

Dua Lipa: Tifo për Liverpulin

"Jam e emocionuar që do të performoj përballë kaq shumë tifozëve të futbollit"

-

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është përzgjedhu­r nga UEFA për të performuar në finalen e madhe ditën e sotme në Kiev të Ukrainës. Reali dhe Liverpuli do të ndeshen në një 90-minutësh historik përballë tyre dhe këngëtarja do të ketë nderin të përformojë këngën hapëse. Ajo foli për "UEFA. com" duke treguar emocionet e saj në natën magjike të futbollit europian. "Jam shumë e emocionuar, nuk e kisha menduar se do të përformoja ndonjëherë përballë tifozëve të futbollit si një artiste. Kur kam thënë se do të bëhem këngëtare, nuk e kam çuar nëpër mend që do të isha këtu sonte. Është me të vërtetë një surprizë e bukur dhe vetëm kjo punë mund ta

KAPITENI I REALIT

ofrojë. Gjithmonë kam menduar që është një lojë që dominohet nga meshkujt, por në kohët e fundit kam parë që ka dhe shumë femra që merren me futboll", u shpreh Dua Lipa, që nuk fshehu emocionet që mbart kjo performanc­ë për të duke e konsiderua­r si më të rëndësishm­en. "Pa dyshim

që është hera e parë që dal para kaq shumë spektatorë­sh, më duhet të tregoj një fuqi të madhe femërore". Në fund ajo nuk harroi të jepte dhe një parashikim se kush do ta fitojë trofeun e rëndësishë­m. "Është një parashikim i vështirë, por si britanike që jam, do të votoj për Liverpulin.

PRAPASKENA

Është diçka e veçantë të jesh nga Britania dhe të këndosh përpara një tifozërie angleze që ka ardhur në finale për të mbështetur ekipin e tij. Nuk kam qenë kurrë më përpara në një ndeshje futbollit dhe mezi po pres të shijoj emocionet që ajo të ofron", përfundoi këngëtarja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania