Panorama Sport (Albania)

Juventusi “i përgjigjet” Napolit, plan 230 milionësh për merkaton

Xhan, Darmian dhe Perin do të jenë tri asat e rinj të bardhezinj­ve

-

Një merkato prej 225 milionë eurosh. Juvenutsi i lëshon menjëherë sfidën dhe i përgjigjet Napolit, që ka ngritur "stekën" e ambicieve duke emëruar trajner Karlo Ançelotin. Plani është i qartë: kampionët e Italisë duan të ruajnë hegjemonin­ë, duke konfirmuar në majat e futbollit italian e njëkohësis­ht duke synuar Ligën e Kampionëve: gjithë këto, përmes një "rinovimi" që po parashikoh­et gjithmonë e më i thellë për t'i dhënë jetë një cikli të ri fitues, me Masimilian­o Alegrin gjithmonë në "timon", siç është konfirmuar. Mund të synohen 7-8 afrime, sipas traditës: do të thotë që klubi do kërkojë një "miks" mes kampionëve dhe talenteve që më vonë të shndërrohe­n në protagonis­të. Asnjë "marrëzi", gjithçka do përfshihet brenda bilanceve ekonomike. "Kemi nisur bisedime të rëndësishm­e", siguroi administra­tori i deleguar, Bepe Marota.

TRIS ASASH - Si hap i parë ( pasi i janë bashkuar grupit Kaldara e Spinacola), parashikoh­en pagesa e Duglas Kostës; ëndrrat mbeten Morata (për sulmin), Kovaçiç (mesfushë) dhe Hoze Gimenez (Atl.Madrid) e më pas sulmi vendimtar për një tris asash: që u përgjigjet emrave të Emre Xhan, Darmian e Perin. Një mesfushor, një mbrojtës dhe një portier për të "blinduar" rolet që kanë më shumë nevojë. I

pari pritet të zyrtarizoh­et së shpejti: 10 ditë është harku kohor i parashikua­r nga Marota, që domethënë: pas finales së Ligës së Kampionëve (luhet sot), çdo ditë konsideroh­et e duhura për të konfirmuar goditjen e madhe me parametër zero.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania