Panorama Sport (Albania)

Rojs: Jam gati për Botërorin

Mesfushori i lumtur edhe për ribashkimi­n me trajnerin Favre te Dortmundi

-

Marko Rojs u rik thye në muajin shkurt te Dortmundi pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për 8 muaj. Lojtari zhvilloi një fundsezoni fantastik, duke ndihmuar skuadrën të kualifikoh­ej për në Champions sezonin e ardhshëm. Nuk kishte si të mungonte më pas edhe ftesa e trajnerit Lëv për në kombëtare. Rojs ka folur dje nga Epan ku po zhvillon dhe stërvitjet me Gjermaninë.

Si e përjetuat kohën e rikuperimi­t, ka ndonjë gjë pozitive gjatë asaj periudhe?

Jo, fare. Kur je në fazën e rehabiliti­mit, gjëja më pozitive është fakti që javë pas jave sheh që ke bërë një progres të vogël. Një muaj pas operacioni­t u kujdesa që të riktheja kondicioni­n e muskujve, të cilët nuk ishin si më parë. Më pas u fokusova çdo ditë te stërvitja me shpresën se do të kthehesha sërish, dhe pse më dukej shumë larg. Kishte momente që doja vetëm të largohesha me të dashurën, diku larg për të harruar çdo gjë dhe të kisha një mendje të kthjellët.

Sa kohë ju desh që të preknit topin sërish?

Rreth pesë muaj. Më pas

të duhet të stërvitësh disa ditë rresht për të rigjetur ritmin me topin. Për zemrën dhe shpirtin ishte një moment shumë i gëzueshëm.

Morët telefonatë nga trajneri Lëv më 15 maj?

Po, më telefonoi, më tha

që jam pjesë e skuadrës. Më pas patëm një bisedim të këndshme.

Në krahun e majtë keni një konkurrenc­ë jo të vogël, apo jo?

Pa dyshim që po. Kjo është pjesë e punës dhe mendoj

që është diçka e mirë. Trajneri është i lumtur që në çdo pozicion të ketë të paktën dy lojtarë cilësor. Paraqitja e mirë do të jetë një faktor që do të vendosë se kush do të luajë, turneu është i gjatë.

Sa e fortë është skuadra?

Kur shkon si kampion bote në turne, nuk është asnjëherë e lehtë.

Nëse arrini të shkoni larg me kombëtaren, do të humbisni miqësoren Austrinë e Vjenës, por dhe prezantimi­n e trajnerit të ri

Favre, sa e njihni atë?

Kam pasur shumë trajnerë të mirë klubesh gjatë karrierës sime, dhe ai është një ndër ta. Sigurisht që kanë kaluar shumë kohë që nga 2010-ta, kur ishim bashkë te Gladbahu. Do të jetë diçka e veçantë të punoj sërish me të, ai është një trajner që e përjeton shumë punën e tij dhe kërkon të ketë çdo gjë nën kontroll. Kështu ka qenë atëherë dhe shpresoj që Favre të mos ketë ndryshuar. Besoj që Borusia do të rikthehet aty ku e ka vendin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania