Panorama Sport (Albania)

Triumfon Italia, Meaca ylli i turneut

Uruguai nuk mori pjesë në shenjë proteste ndaj europianëv­e

-

Më 1934, kriza e madhe që ka pushtuar botën duket se po fashitet. Megjithatë, në SHBA janë ende 13 milionë të papunë. Ndërkohë, në Gjermani, pas vdekjes së Hindenburg­ut, vjen në fuqi Hitleri.

Dhe në këtë gjendje të nderë, italianët organizojn­ë botërorin e dytë të futbollit. Idhulli i tyre është Meaca. Po trajneri Vitorio Poca mbështetet edhe te pjekuria e Guaitës, këmbëngulj­a e Skiavos, fantazia e Orsit, nën regjinë e Ferrarit në mesfushë. Kjo është bërthama e skuadrës së kaltër me ambicie për të fituar këtë botëror. Kundërshta­rët janë më se të respektues­hëm: Austria, Hungaria, Çekosllova­kia, Zvicra, Spanja dhe natyrisht Argjentina e Brazili. Por mungon Uruguai. I fyer nga mungesa e skuadrave të njohura europiane të katër viteve më parë, nuk merr pjesë.

Çekosllova­kia & Austria - Të zotët e shtëpisë, pas një starti spektakola­r, duke mundur 7-1 amatorët e SHBA-së, hyjnë të mbushur me frymëzim në takimin me Spanjën. Në portën e stuhive të kuqe, siç quhen spanjollët, është portieri i magjishëm Zamora, pas të cilit hipnotizoh­et edhe një sulmues i pamëshirsh­ëm si Meaca. Mirëpo italianëve u has sharra në gozhdë dhe mezi e mbyllin me një barazim takimin e parë (1 - 1), me gjithë shtesën e lojës. 11 lojtarë nga të dyja skuadrat, për shkak dëmtimesh, nuk marrin pjesë në takimin e dytë. Midis tyre, Zamora i

dëmtuar. Dhe italianët e kanë më të lehtë, ndonëse spanjollët ankohen se gjyqtari zvicerian nuk u ka dhënë një 11-metërsh. Më pas, Federata Zviceriane e Futbollit e pezullon këtë arbitër, po ndërkohë Italia ka kaluar në turin e dytë. Edhe me Austrinë, italianët i kanë punët pisk. Austriakët

kanë eliminuar Hungarinë dhe futen plot optimizëm në fushë. Përfaqësoj­në skuadrën e madhe të quajtur Vundertim ( skuadra çudi), të drejtuar nga trajneri i famshëm Ugo Meisli. Po këtë radhë, Italia e Meacës fiton pa lënë pikëpyetje.

Finalja - Vjen më pas takimi final me Çekosllova­kinë në Romë. Në finale të botërorit 1934 merr pjesë dhe Musolini. Siç dëshmon më vonë presidenti FIFA-s, Zhyl Rime që në këtë finale ndodhet pranë tij, Duçja, i cili nuk e njeh shumë futbollin, mbetet si i ngrirë gjatë takimit. Po kur Skiavio shënon golin e fitores, fytyra e tij përndritet. Është një takim i këndshëm, i bukur edhe në aspektin teknik e taktik. Italianët kanë epërsi, po golin ama e shënojnë çekët me anë të Pucit. Mbeten 21 minuta lojë. Pasi kalon disa çaste nervozizmi, skuadra italiane galvanizoh­et e Monti, me Ferrarin i jep shansin Orsit që me një goditje të rreptë afër zonës, të barazojë rezultatin. Përsëri shtesë loje si ndaj spanjollëv­e. E pastaj goli historik i Anxhelo Skiavos, pas topit të dhënë nga Guaita. Skiavio rrëzohet përtokë, i mbuluar nga puthjet dhe përqafimet e shokëve. Italianët janë Kampionë të Botës pas 120 minutash lojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania