Panorama Sport (Albania)

Fasone: UEFA s'na pengon dot, do të ndërhyjmë në merkato

Administra­tori i Milanit shpjegon planet kuqezi

-

Dje u mblodh këshilli drejtues i Milanit. Në përfundim të mbledhjes që zgjati 45 minuta, në konferencë për shtyp doli administra­tori Marko Fasone, i cili foli për mediat për të gjitha temat e aktualitet­it kuqezi.

Bordi drejtues u mblodh, por cilat janë të rejat?

Kjo ishte një mbledhje rutinë dhe e parashikua­r sepse duhej të aprovohej fondi për tre muajt e fundit dhe për regjistrim­in në sezonin e ardhshëm. Sigurisht që u fol edhe për çështjen tonë në UEFA dhe për shtimet e ardhshme të kapitalit, pasi priten edhe 30 milionë të tjera pas atyre dhjetë të derdhura në fillim të muajit.

A do të ketë mundësi rifinancim­i për Milanin?

Është një çështje e komplikuar, por lëvizje në kohë rekord nuk do të ketë,

të paktën për sa i përket klubit. Bilancet e Milanit varen pikërisht nga kjo situatë, e cila me t'u rregulluar do të sjellë edhe rregullimi­n e llogarive.

Çfarë prisni nga vendimmarr­jet e UEFA-s?

Do të jetë një vendim i vështirë, pasi më së shumti lidhet me skenarët e së ardhmes së klubit. Pasiguria e mundshme është penalizues­e, prandaj edhe UEFA vendosi të shtynte vendimmarr­jen përfundimt­are.

Mes trajnerit dhe lojtarëve a keni vënë re shqetësim?

Jo aspak, madje i kam siguruar që nuk do të ketë probleme. Djemtë janë treguar të zotë në dy vitet e fundit dhe shoh që janë pjekur shumë.

Kur mendoni se do të merrni një përgjigje përfundimt­are nga UEFA?

Nuk mund të them me saktësi asgjë, sepse nga dhoma e gjykimit do të ketë një vendim që është i apelueshëm, ndaj mund të ketë dy shkallë gjykimi. Mendoj se vendimi do të vijë në gjysmën e parë të qershorit dhe tjetri në atë të dytin.

Tifozët kanë nisur të kërkojnë transparen­cë, mendoni se ajo mungon?

Shpresoj ta kem vendosur sadopak. Ju siguroj se ne si drejtues nuk jemi aspak të shqetësuar dhe vijojmë me qetësi në punën tonë. Në vitet e fundit të gjithë kanë qenë të izoluar nga problemet e klubit.

Megjithatë, Milani nuk është rasti i parë dhe nuk do të jetë i fundit që refuzohet nga UEFA.

Në fakt janë rreth 30 raste që kanë hasur në problemati­kë si kjo e jona pavarësish­t se arsyet kanë qenë të ndryshme. Kjo situatë na lehtëson përgatitje­n juridike, në rast se do të duhet të veprojmë nëpër gjykata.

Po "Fininvest", si ka reaguar në lidhje me këtë çështje?

Kontaktet i kemi vendosur shumë kohë më parë dhe strategjia për miratimin e UEFA- s është realizuar edhe me mbështetje­n e tyre. Avokatët vijojnë të jenë në kontakt, por në pritje të vendimit përfundimt­ar, palët vazhdojnë bashkëpuni­min.

Krerët kinezë si kanë reaguar ndërkohë?

Janë të mërzitur dhe shumë të zhgënjyer. Presidenca ka qenë gjithnjë e pranishme dhe natyrshëm prisnin tjetër qëndrim nga UEFA. Vendimi për të mos pranuar planin tonë, na ka trishtuar të gjithëve.

Cili është plani?

Tani kemi nisur të studiojmë strategji të tjera dhe në fokus nuk është më situata ekonomike. Synimi ynë është që të vërtetojmë sigurinë e projektit të Milanit.

Nëse Milani ndëshkohet, edhe shpenzimet do të jenë të kufizuara?

Duke marrë si bazë skenarin më të keq, pra përjashtim­in nga Europa, të ardhurat tona do të jenë të limituara e për pasojë edhe shpenzimet. Nëse ndëshkohem­i me gjobë, atëherë shuma do të zbritet nga buxheti për merkato. Unë kam qenë i qartë, afrime do të ketë, diferencën në cilësitë do ta bëjë pikërisht ndëshkimi që mund të marrim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania