Panorama Sport (Albania)

Martinez, firmos dhe merr 10

Pesë vite si zikaltër: Jam shumë i lumtur, Interi ishte gjithçka që doja

-

‘ Jam i lumtur, Interi ësh të gjithçka doja". Men dimet e para, porsa zbriti në aeroportin "Maplensa" ( pasditen e së enjtes), të cilat Lautaro Martinez ua ka përcjellë drejtuesve zikaltër dhe Diego Militos (drejtori sportiv i Rejsing), në ditën e tij të parë në Milano. Në mbrëmje, interisti i ri darkoi më pas me "Princin" dhe drejtorin sportiv, Piero Auzilio. Pasi kaloi mbrëmjen në hotelin e zakonshëm që pret zikaltrit ( pranë "San Siro"- s), dita e dytë ka nisur disi herët për argjentina­sin: fillimisht i është drejtuar "Coni"-t (Komitetit Olimpik) për t'iu nënshtruar pjesës së parë të vizitave mjekësore rutinë, e më pas është ndalur në klinikën "Humanitas" për të plotësuar procesin e testeve. Me t'i përfunduar, rreth orës 12: 30, argjentina­si ka drekuar në një hotel në qendër të Milanos me menaxherin. U shty, si pasojë, takimi në selinë e zikaltërve ku lojtari mbërriti rreth orës 16:30 në prani të Militos dhe Auzilios për firmën.

DO KETË 10-ën

"Demi" ( kështu e ka pseudonimi­n), ndërkaq, me sa bëhet e ditur nga "La Gazzetta dello Sport", do veshë sezonin që vjen numrin 10! Një tjetër tregues që klubi zikaltër synon shumë te një lojtar që në Argjentinë

konsideroh­et gati për të veshur fanellën e "Seleccion"-it nga Aguero e Higuain. Një fanellë me peshë, të cilën megjithatë argjentina­si ka dhënë shenja, edhe me Rejsingun këtë vit në Kupën Libertador­es se nuk e ndien aspak presionin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania