Panorama Sport (Albania)

Çelsi ofron Moratën, Spaleti do edhe Naingolan

-

Gjilpëra e peshores së merkatos zikaltër është gjithmonë Mauro Ikardi. Kapiteni i Interit, pavarësish­t fjalëve të drejtuesve milanezë dhe deklaratav­e të fundit në rrjetet sociale nga bashkëshor­tja-menaxhere Vanda Nara, mbetet ëndrra "e ndaluar" e disa prej klubeve europiane. Mes tyre edhe Çelsi i Roman Abramoviçi­t që, pas kampionati­t të fundit, jo në nivele të larta, duket se ka vendosur të nxjerrë sërish portofolin për të përforcuar skuadrën. OFERTA BLU - Siç raportoi ditën e djeshme "Cadena Ser", klubi londinez duket ta ketë përgatitur ofertën për të joshur zikaltrit: Alvaro Morata plus para (bëhet fjalë për jo më shumë se 35-40 milionë euro) për Ikardin, mbi kokën e të cilit qëndron një klauzolë shitjeje prej 110 milionë eurosh. E ardhmja e kapitenit do zbulohet megjithatë gjatë javëve në vijim (me shumë mundësi do diskutohet pas rikthimit nga pushimet), kur Interi dhe lojtari të zgjidhin "nyjet" e rinovimit. Me një dëshirë të madhe për t'u rikthyer në Itali, pas parantezës negative në Londër, Alvaro Morata është takuar gjatë ditëve të kaluara me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratiçi për të biseduar rreth mundësisë së rikthimit në Torino.

"NINXHA" - Ndërkaq, në një restorant të Milanos, Piero Auzilio është takuar dy ditë më parë me menaxherin e Nikolo Barelës (talentit të Kaljarit), njëkohësis­ht ka konsumuar edhe një kafe për Razha Naingolani­n, mesfushori­n e Romës: ky i fundit është një "nxënës" i Spaletit, në kohën kur trajneri drejtonte klubin kryeqyteta­s. Verdhekuqt­ë, megjithatë, nuk mendohet të zbresin poshtë 40 milionë eurove për të lënë të lirë lojtarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania