Panorama Sport (Albania)

Partizani “peshkon” në Korçë, largohet Preiti

23-vjeçari është një nga zbulimet e sezonit të fundit, por joshet nga disa klube lindore

- ILIR CARA

Jasir Asani rezultoi si një nga goditjet më të mira të kryer nga Partizani në dy merkatot e sezonit të shkuar. Para disa javësh u përhap lajmi se Asani mund të largohej nga "demat" pa e mbushur vitin, pasi për 23vjeçarin nga Shkupi kishte interesim nga disa klube të Lindjes. Asokohe u tha se sulmuesi i të kuqve kishte rënë në syrin e klubeve nga Azerbajxha­ni dhe Kazakistan­i që i ofronin një rrogë të majme dhe që ishin të gatshëm të paguanin edhe klauzolën e largimit para kohe të lojtarit, shumë e cila është 400 mijë euro. Por, drejtuesit e Partizanit janë të interesuar që ky transferim të mos ndodhë, pasi Asani është në planet e klubit, ndaj po bëjnë të pamundurën që t'i bëjnë bllokadë largimit. Shifra 400 mijë euro nuk i tundon "demat", të cilët preferojnë më mirë që ta kenë pjesë të skuadrës Asanin edhe për sezonin në vazhdim. Por, nuk është e thënë që Partizani të ndryshojë mendje për ndonjë ofertë që mund të ishte afër dyfishit të klauzolës që e mban të lidhur me kryeqyteta­sit. Jasir Asani është një nga zbulimet e sezonit dhe ka qenë përforcimi i fundit që bëri Partizani në merkaton e verës së kaluar, ku më 22 shtator 2017 firmosi një kontratë katërvjeça­re. Në kontratën e nënshkruar është shënuar edhe një klauzolë për

një largim të parakohshë­m të lojtarit. Palët kanë rënë dakord që Asani mund të largohet para përfundimi­t të kontratës nga Partizani, nëse paguan 400 mijë euro dëmshpërbl­im. Kjo quhet shifër e konsiderue­shme, pasi Partizani nuk pagoi për ta afruar sulmuesin

nga Shkupi. Sipas kësaj klauzole, shifra 400 mijë euro është e gjitha për Partizanin, ndërsa menaxheri i lojtarit mund të përfitojë nga shitja vetëm nëse oferta e kalon këtë kuotë. Klubi dhe menaxheri kanë rënë dakord në kontratë që në rast shitje mbi 400 mijë

euro, diferenca do të përpjesëto­het në dysh mes palëve. Pra, menaxheri është i interesuar që të gjejë një ofertë të majme, në mënyrë që të rrisë edhe fitimet e tij nga shitja e mundshme e Jasir Asanit para përfundimi­t të kontratës me "demat".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania