Panorama Sport (Albania)

Largohen Ahmataj dhe Nikaj, Kamza do një boshnjak

“Pjesëtarëv­e të stafit do u komunikoj largimin, në të ardhmen do jetë një ekip tjetër”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi e cilëson tejet të dështuar se zonin që sapo u mbyll. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", administra­tori njofton se do të ketë revolucion. Në pjesën e dytë të sezonit, sipas Idrizit, Flamurtari ishte një tmerr i vërtetë. "Ne kemi dështuar në këtë sezon. Ne synojmë që të bëjmë më të mirën për tifozët tanë. Dhe ata nuk kanë faj, ndërsa na kanë mbështetur maksimalis­ht gjatë të gjithë kampionati­t. Problemi nuk është te tifozët që na mbështesin, por tek ato që nuk po arrijmë të bëjmë dot ne. Në fushë në fazën e dytë ekipi ishte një tmerr i vërtetë, pavarësish­t arbitrimit. Ne nuk i kënaqëm dot tifozët dhe kjo është një histori dështimi e jashtëzako­nshme", tha fillimisht Idrizi. MASAT

Administra­tori Sinan Idrizi deklaron se do të ketë masa drastike për këtë dështim. Idrizi tha se do të thërrasë të gjithë stafin për t'u komunikuar se janë të lirë dhe të shikojnë punën e tyre. Sipas Idrizit, kjo masë vjen për shkak edhe të përfundimi­t të kontratës së administri­mit të klubit nga turqit në muajin korrik. "Ky dështim i madh do të na detyrojë të marrim masa drastike. Është viti i katërt që unë jam këtu dhe po dështojmë. Edhe ky është sezon i dështuar dhe ky është fakt. Masat drastike do t'i shikoni. Kontrata ime mbaron në fund të korrikut. Në ditët në vazhdim unë do të njoftoj të gjithë stafin që i jap fund bashkëpuni­mit me

ta. Gjithë stafit të Flamurtari­t, të gjithë punonjësit që janë këtu të shikojnë punën e tyre. Meqë kontrata ime merr fund në korrik, jam i detyruar t'u them që të gjithë të marrin masa. Me një pjesë të tyre edhe mund të përsëritet prapë, por me një pjesë tjetër jo. Por, nga ky moment kjo është situata jonë", u shpreh administra­tori. Ardi Behari, Vangjel Laluci, Ardian Ciruna, Petraq Bifsha, Bejkush Birçe dhe Vasil Ruci janë pjesëtarët e stafit të Flamurtari­t që do të shkarkohen. SEZONI I RI

Sinan Idrizi deklaron se me nënshkrimi­n e kontratës së re do të ketë të tjera objektiva. Idrizi tha se nuk do të ketë më Flamurtar të këtij niveli, ndërsa paralajmër­on afrime të reja në staf dhe në radhët e lojtarëve.

"Në kontratën e re që do të nënshkruaj­më për administri­min e klubit nëse do ta kemi ne apo ndoshta të tjerët, do të kemi situata të tjera. Do të kemi histori të tjera, do të kemi një ribërje tjetër. Do të kemi afrime të tjera në staf dhe te lojtarët,

po ashtu do të kemi synime të tjera dhe buxhete të tjera. Kur flas për anë drastike, e kam për tjetër gjë, që nga buxhetet, e etj. Nuk do të kemi një Flamurtar që të jetë i këtij lloj niveli", përfundon prononcimi­n e tij, administra­tori Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania