Panorama Sport (Albania)

Real Madrid- Liverpul, “zjarr” për të pushtuar Europën

Kievi u sjell ters, Benzema është “hajmalia” e spanjollëv­e

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

iga e Kampioneve luan aktin e fundit. Në një finale spektakola­re mes Realit të Madridit dhe Liverpulit do të mësohet "mbreti" i ri i Europës. Madrilenët duan të ruajnë fronin dhe të bëjnë histori, ndërsa anglezët kërkojnë lavdinë. Në 20:45 në Kiev do të zbresin 2 formacione yjesh. Gazeta "Marca" ka publikuar 50 sekretet e finales.

1. Të dyja skuadrat kanë shënuar 70 gola deri tani në Ligën e Kampioneve. Reali 30 dhe Liverpuli 40. "Galaktikët" kanë shënuar 2.5 gola për ndeshje, ndërsa të kuqtë 3.33 gola për ndeshje.

2. Ka 5 precedentë mes dy ekipeve në Europë. Dy fitore për Realin dhe 3 për Liverpulin.

3. Kanë kaluar 13.514 ditë nga finalja e vitit 1981 më 27 maj.

4. Fitorja e Liverpulit në vitin 1981 është precedenti i vetëm ku një ekip anglez ka fituar ndaj një spanjolli në finalet e Kupave të Europës (2006 Barcelona 2-1 Arsenal, 2009 Barcelona 2-1 Junajtid 0, 2011 Barcelona 3-1 Junajtid).

5. Kjo është hera e nëntë ku një finale e Champions- it përsëritet mes dy ekipeve që kanë luajtur më parë. Për Realin është e katërta, teksa tre të mëparshmet i ka fituar.

6. Kjo është finalja numër 31 për Realin në kompeticio­net e UEFA-s. (15 Kupa Europe/ Champions, 2 Kupa Uefa, 2 Kupa e Kupave, 6 Superkupa Europe, 5 Kupa Interkonti­nentale).

7. Për Liverpulin kjo është finalja e 20-të e historisë.

8. Asnjë lojtar i Liverpulit nuk ka luajtur një finale Champions-i, ndërsa nga ata të Realit 14 kanë luajtur një ndeshje të tillë.

9. Reali i Madridit ka 29 ndeshje që shënon në Champions. Hera e fundit që mbeti pa gol ishte në gjysmëfina­len e 2015-2016 kundër Sitit.

10. Reali i Madridit bashkë me Mançester Sitin janë dy ekipet që Klop i ka mundur më shumë. Bilanci i tij kundër madrilenëv­e është 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

11. Salah është përballur 2 herë kundër Realit. Të dyja ndeshjet janë fituar nga spanjollët dhe ai nuk shënoi.

12. Realit të Madridit nuk i ka shënuar asnjë lojtar egjiptian.

13. Kristiano Ronaldo është përballur 11 herë me Liverpulin në të gjitha kompeticio­net dhe i ka shënuar 3 gola.

14. Zidan nuk është përballur kurrë me Liverpulin si lojtar.

15. Reali ka luajtur 4 herë në Kiev (kundër Dinamos), 1 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime.

16. Maziç ka arbitruar 2 herë Realin dhe bilanci është: 1 fitore, 1 barazim. Liverpulin s'e ka arbitruar.

17. Në këtë Champions, të paktën 694 lojtarë kanë luajtur të paktën 1 minutë.

18. Ronaldo dhe portieri Karius i kanë luajtur të gjitha minutat.

19. Liverpuli ka grumbullua­r 24 lojtarë, ndërsa Zidani 23.

20. Janë shënuar 397 gola në 124 ndeshje të Championsi­t, pa llogaritur eliminator­et.

21. Firmino ka marrë pjesë në 18 nga 40 golat e shënuar nga Liverpuli. 10 gola dhe 8 asiste.

22. Ronaldo është golashënue­si i kompeticio­nit me 15 gola. Ai ka rekordin me 17 gola në sezonin 2013-2014.

23. Milner ka dhënë 9 asiste në Champions. Lojtari me më shumë asiste.

24. Firmino është finalisti që ka vrapuar më shumë: 119.227 kilometra.

25. Kjo është hera e tretë që Liverpuli vjen në një finale pa marrë pjesë në eliminator­e. Një herë e fitoi në 2004-2005 dhe një herë e humbi 20062007.

26. Vetëm katër trajnerë gjermanë kanë arritur të fitojnë Champions- in: Udo Latek, Detmar Kramer, Otmar Hicfeld dhe Jup Hejnkes.

27. Garet Bejl është përballur 10 herë me Liverpulin dhe u ka shënuar 1 gol.

28. Karim Benzema me 55 gola, është golashënue­si i pestë i historisë së Champions-it. Një gol larg Van Nistelroit.

29. Serxho Ramos ka rikuperuar më shumë topa në këtë edicion: 80.

30. Karius e ka mbajtur portën e paprekur në 6 nga 12 ndeshje.

31. Kristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar në 3 finale të ndryshme të Champions-it.

32. Garet Bejl nuk ka humbur asnjë nga finalet si lojtar i Realit.

33. Liverpuli është ekipi që godet më shumë në portat kundërshta­re: 89 kundrejt 84 të Realit.

34. Serxho Ramos është mbrojtësi goleador i Champions-

me 11 gola.

35. Benzema ka shënuar në dy ndeshjet që ka luajtur kundër Liverpulit. Në total i ka shënuar 3 gola dhe të dyja ndeshjet i fitoi Reali.

36. Liverpuli ka luajtur 2 fitore në Kiev. Bilanci: 1 fitore, 1 barazim.

37. 5 gola të Liverpulit në këtë sezon janë shënuar nga kornet.

38. Do të jetë finalja e tretë europiane për Jurgen Klopin. Ai ka humbur dy të mëparshmet. Një në Champions kundër Bajernit dhe një në Europa Ligë kundër Sevijës.

39. Reali i Madridit ka humbur 8 përballje ndaj ekipeve angleze dhe ka fituar 13.

40. Kanë kaluar 20 vite nga momenti kur një ekip nuk fiton dot 3 finale radhazi, ashtu si Reali. I fundit ishte Juventusi.

41. Janë shënuar në total 172 gola në fazën finale të Kupës së Europës dhe Champions- it. Reali ka shënuar 39, Liverpuli 9.

42. Ronaldo është lojtari që ka shënuar më shumë gola me

penallti në Champions: 15. Këtë sezon ka shënuar 4.

43. Zinedin Zidan i ka fituar të 7- ta finalet që ka drejtuar Realin si trajner. Njëra prej tyre me dy ndeshje në Superkupën e Spanjës.

44. Liverpuli dhe Çelsi janë dy ekipet që kanë shënuar më shumë gola jashtë zone: 6.

45. Reali është ekipi që më shumë është zënë në pozicion jashtë loje: 44. Liverpuli 27 herë.

46. Liverpuli është ekipi që ka pësuar golin më të shpejtë në një finale Champions- i. Paolo Maldini i shënoi pas 51 sekondash.

47. Karius është portieri që ka bërë 12 ndërhyrje, Kejlor Navas 4.

48. Xhejms Milner dhe Emre Xhan janë 2 lojtarët që shkaktojnë më shumë faulle. Secili nga 17.

49. Asnjë nga lojtarët që do të luajnë finalen e sotme nuk kishte lindur kur u luajt RealLiverp­ul në vitin 1981.

50. Nëse Real Madrid do të fitojë, Zidan do të barazojë dy trajnerët Bob Paslej dhe Ançelotin me nga 3 Champions.

 ??  ?? SOT, ORA 20:45
SOT, ORA 20:45
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Benzema dhe Xhonson në vitin 2014
Benzema dhe Xhonson në vitin 2014

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania