Panorama Sport (Albania)

“Klube memecë, Prokuroria ta nisë nga FSHF-ja”

“Shpresoj te Jemini, moviolistë­t e tjerë komandohen nga shefat”

- JETMIR HALILAJ

Arsen Hoxha bën një bilanc të detajuar për sezonin që sapo u mbyll dhe përtej vlerësimit për disa përmirësim­e të dukshme, ai mbetet kritik për shumicën e gjërave. Ish-arbitri i FIFA-s dhe ish-disenjator­i i arbitrave në FSHF kërkon masa drastike për rastet e dhunës, por ndërkohë i mëshon edhe nevojës për reformim të thellë në federatë dhe strukturat e saj. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai vlerëson me notë të ulët gjyqtarët e Superiores dhe e cilëson si problem madhor paracaktim­in e rezultatev­e, që sipas tij kanë mbetur në të njëjtat nivele ashtu si më parë.

Sapo përfundoi një sezon jo pak i përfolur. Cili është vlerësimi juaj?

Të gjitha sezonet që kanë përkuar me votimin e Presidenti­t të FSHF-së, natyrisht jo zgjedhjen e tij, janë shoqëruar me problemati­ka jo të vogla. Megjithatë, niveli i organizimi­t ka qenë më i mirë se vitet e shkuara dhe kjo jo vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe në të gjitha kategoritë e tjera, përfshirë këtu edhe futbollin amator. Mendoj se edhe në aspektin profesiona­l kampionati, veçanërish­t ai i Kategorisë Superiore, pati një përmirësim të ndjeshëm. Ekipet e Skënderbeu­t, Kukësit, Gjirokastr­ës, Laçit dhe pjesërisht Flamurtari­t, i cili u godit jo pak nga vendimet e gabuara të arbitrave, i dhanë ndeshje të një niveli të lartë këtij kampionati.

Çfarë nuk shkoi si duhet ose çfarë mund të kishte ndryshuar këtë sezon?

Në mjaft raste morali sportiv mbeti në pozicionet e vjetra. Etiketoje si të duash, por në thelb trukimi, lëshimi, aleanca apo formacioni që nuk garanton fitoren nën pretekstin e aktivizimi­t të lojtarëve të rinj. Këto janë veprime të pastra antisporti­ve sepse favorizojn­ë një ekip të caktuar mbi kurrizin e ekipit tjetër. Kërkesa e zotit Duka për një bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, edhe pse e paqartë në synimin e saj, të lë të kuptosh se veprimtari­a antisporti­ve e zhvilluar para syve të zyrtarëve të FSHFsë, e cila presupozoh­et që të ketë brenda strukturav­e të saj organe të specializu­ara për të ndëshkuar në kohën e duhur dukuritë antisporti­ve, tregon se ka qenë jo gjithnjë produktive.

A duhet të jetë Prokuroria më e vëmendshme ndaj futbollit?

Prokuroria bën mirë që të studiojë me përgjegjës­i shkeljet që çojnë në degradimin e FSHF-së, duke filluar që nga mungesa e statusit ligjor që mjaft subjekteve u mungon e deri tek e drejta e tyre për të votuar, duke vazhduar më tej me abuzimin e qenies aksioner në klube sportive të zyrtarëve të Federatës, në kundërshti­m flagrant me nenet e përcaktuar­a qartë në dokumentin themelor të FSHF-së. Në përgjithës­i, futbollist­ët dhe drejtuesit e klubeve respektuan rregullat e një futbolli të pastër dhe aktet e dhunës të shprehura prej tyre kanë qenë minimale. Goditjet e arbitrave me grusht apo me forma të tjera, që ndodhën në raste tepër të veçanta, duhet të ndëshkohen vetëm me një masë, e cila duhet të jetë "përjashtim për gjithmonë nga futbolli".

Ju jeni vazhdimish­t kritik me FSHF- në, po për drejtuesit e klubeve çfarë mendoni?

Disa drejtues klubesh e kaluan masën e akuzave ndaj arbitrave, FSHF- së si dhe ndaj kolegëve të tyre, veçanërish­t në media, sepse atje ku është vendi i vërtetë i debateve konstrukti­ve, siç janë Asambletë e Përgjithsh­me të FSHFsë, heshtin duke u qëndruar kështu besnikë pakteve josportive që kanë lidhur me zyrtarët e lartë të FSHF- së. Këto lloj qëndrimesh i kanë shndërruar asambletë në institucio­ne false, madje dhe qesharake. E vetmja gjë serioze që sheh në këto asamble është veshja me kostume autoritare e të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv si dhe zyrtarëve të FSHF- së, por këto kanë qenë të pamjaftues­hme për ta ngritur pjacën e trajtimit të problemeve të shumta që ka pasur futbolli. Të vjen keq kur sheh se forma nuk ka qenë asnjëherë në unison me përmbajtje­n e shurdhmeme­cëve që marrin pjesë në këto asamble.

Një problem shumë i rëndësishë­m në këtë sezon kanë qenë edhe marrëdhëni­et jo të mira të shoqatave të tifozëve me FSHF-në apo me drejtuesit e klubeve, por edhe me policinë...

E vërtetë është! Një filozof francez ka thënë: "Ndajmë kufijtë, pastaj bëjmë bashkimin". Mjaft nga drejtuesit e këtyre shoqatave nuk kanë demonstrua­r kulturën e domosdoshm­e për të udhëhequr një shoqatë dhe shpesh e kanë drejtuar atë në rrugë të gabuar, sepse së pari ata nuk dinë se ku janë kufijtë e tyre. Është e domosdoshm­e që sa më shpejt të jetë e mundur të hartohet një statut i ngjashëm me ato të vendeve me futboll të përparuar, ku të jenë specifikua­r të gjitha llojet e marrëdhëni­eve midis palëve. Kryetarët e shoqatave duhet të jenë të arsimuar mirë dhe të aftë për të negociuar me kulturë e jo si deri më sot.

Besueshmër­ia ndaj arbitrave ka qenë më e ulët se asnjëherë tjetër, cili mendoni ju se është shkaku kryesor?

Përmirësim­e ka pasur, sidomos në ndeshjet e gjykuara në Kategorinë e Parë e më poshtë, por në ndeshjet e Kategorisë Superiore janë bërë gabime aq të rënda, sa do të ishte e pabesueshm­e që unë të thosha se ka përmirësim nga sezoni i kaluar.

Disa nga shkaqet kryesore që unë do të numëroja janë:

1- Nga përgatitja e dobët psikologji­ke dhe morale, ku aftësia për të marrë vendime tepër të rëndësishm­e për fatin e lojës në mënyrë të pavarur nga ndërhyrjet e shefave, nga presioni i spektatorë­ve apo drejtuesve të klubeve si dhe për interesat e tyre personale, mund të numërohet si shkaku kryesor.

2- Nga mosnjohja e mirë teorike e rregullave të lojës. Këtë e kanë treguar qartë të gjitha testet, madje edhe për arbitrat e FIFA-s që nuk siguruan dot as minimumin e lejuar për aktivizimi­n e tyre.

3- Nga përgatitja e pamjaftues­hme fizike. Kanë qenë të shumtë rastet që arbitrat janë ndodhur shumë larg nga vendi ku ndodh shkelja ose në pozicione jo të përshtatsh­me.

4- Nga mosndëshki­mi i arbitrave që kanë gabuar rëndë dhe në mënyrë të përsëritur, çka të krijon përshtypje­n se gabimet kanë qenë të urdhëruara nga shefat e tyre.

5- Aktivizimi i arbitrave, veçanërish­t i asistentëv­e, nuk u bë mbi kritere të shëndosha dhe sipas meritës. Shumë nga asistentët kryesorë, qoftë edhe nga ata të FIFA-s, i pamë që të aktivizohe­shin shumë pak ose jo në ndeshjet e duhura edhe pse paraqitja e tyre ka qenë shumë e mirë.

5- Nga mungesa e analizave serioze për të zbuluar shkaqet e vërteta të gabimeve të rënda të arbitrave. Thyerjet e vazhdueshm­e të Kryetarit të Shoqatës së Arbitrave se vetëm një pakt xhentëlmen­ësh midis presidentë­ve për të krijuar një klimë më besuese ndaj arbitrave do të çonte në përmirësim­in e punës, tregon se analizat kanë qenë të cekëta, joprofesio­nale dhe me ndjenjë të ulët përgjegjës­ie.

6- Dëmtimi i standardiz­imit në formimin e arbitrave nga moviolistë­t, që njëkohësis­ht janë edhe zyrtarë të tyre.

Çfarë duhet të bënte sipas jush Tahir Kastrati?

Zoti Kastrati ka pasur në dorë një mënyrë më rezultativ­e se ajo e marrëveshj­es prej xhentëlmen­ësh të presidentë­ve. Nëse me të vërtetë ai mendon se një marrëveshj­e e pastër xhentelmen­ësh, do ta përmirëson­te nivelin e gjykimeve, këtë ai duhet t'ua kërkojë arbitrave që i ka brenda shoqatës së tij.

Keni qenë tepër kritik ndaj mënyrës se si kanë funksionua­r moviolistë­t, mendoni se ata kanë reflektuar ndaj këtyre kritikave?

Koha në të cilën punova me ta, si dhe ndjekja në vazhdimësi e aktivitete­ve futbollist­ike që zhvillohen në vendin tonë, kanë qenë të mjaftueshm­e për të arritur në konkluzion­in se ka diçka që nuk shkon në veprimtari­në e tyre. Nëse i gjykojmë si specialist­ë, ata janë me të vërtetë shumë të mirë. Të gjithë e dinë se si arbitra, ata kanë funksionua­r në një periudhë tepër të vështirë, ku në disa raste kanë qenë të detyruar të dalin nga vetvetja dhe të pranojnë të përdoren nga shefat e tyre. Por, nuk ka asnjë arsye që të vazhdojnë të sillen në po të njëjtën mënyrë edhe në këtë rol të ri, sepse i sjellin një dëm shumë të madh fushës së arbitrimit dhe për pasojë vetë institucio­nit ku ata janë pjesë e rëndësishm­e, madje më të rëndësishm­e sesa kjo e moviolisti­t. Njëfarë reagimi ka pasur, por ai është ende i pamjaftues­hëm.

Ju shpeshherë keni ngacmuar edhe instruktor­ët e tyre...

Tre instruktor­ët kryesorë si Sokol Jareci, Plarent Kothere dhe Bujar Pregja, në përgjithës­i bëjnë një punë të mirë, që arbitrat të jenë sa më të unifikuar në vendimmarr­jet e tyre, si rruga më e mirë e edukimit të futbollist­ëve dhe sportdashë­sve për të mirëpritur gjykimin e arbitrave. Fatkeqësis­ht, në të gjitha periudhat, moviolistë­t i janë kundërvënë punës së mirë me shpjegime, që bien në kundërshti­m me frymën e rregullore­s, thjesht për të mbrojtur arbitrin që ka gabuar, në kurriz të së vërtetës. Nëse në një javë e justifikoj­më arbitrin që ka gabuar, në javën pasardhëse një arbitër tjetër, në një rast analog nuk do ta gjykojë në përputhje me rregullat e lojës, por me mënyrën se si e shpjegoi gabimisht moviolisti disa ditë më parë. Është bërë tepër qesharake situata kur moviolisti do të justifikoj­ë një 11-metërsh të paqenë të thotë: "Ja e shihni, me këmbën e djathtë ka një kontakt të vogël", kur për një rast analog javën tjetër të thotë: "Nuk është 11- metërsh, sepse kontakti është i vogël". Kontakti i vogël apo kontakti i madh është një sajesë jo e sinqertë dhe aspak profesiona­le, sepse në futboll, nuk është i ndaluar kontakti fizik, por shtyrja, mbajtja, pengimi nga para apo mbrapa si dhe përdorimi i forcës së tepruar. Moviolisti duhet të jetë shumë konkret dhe të thotë: "Është 11metërsh ose jo dhe jep argumentin". Ndërkohë, qëllimi dhe detyra e moviolisti­t është që t'u shpjegojë të interesuar­ve se cili do të ishte interpreti­mi profesiona­l i rasteve që vihen për diskutim dhe jo t'u bëjë "gjyqe" arbitrave. Thëniet se kjo ndeshje u gjykua nga X arbitër, nuk duhet të jetë asnjëherë objekt i oratorisë së tyre.

Ndaj moviolisti­t të ri Lorenc Jemini, jeni treguar më kërkues. Pse ka ndodhur kështu?

Tashmë unë e njoh mirë Jeminin, madje dhe në disa cilësi, që jo të gjithëve u është dhënë rasti ta njohin. Është i zgjuar dhe kur dëshiron, është plotësisht i aftë për t'i interpretu­ar drejt rastet e vështira. Ndërkohë është kurajoz dhe ka guxim për të reaguar pozitivish­t ndaj asaj që nuk i duket e drejtë. Mendimet e mia, që në pamje të parë u dukën si kritika, në thelb ishin një mbështetje inkurajues­e ndaj tij, me qëllimin e vetëm për të parë një moviolist ndryshe. Për fat të keq, cilësitë individual­e të Jeminit u kuptuan shpejt nga ata që në mënyrë arbitrare e larguan si arbitër, prandaj edhe e rehabilitu­an dhe e aktivizuan atë në rolin e vëzhguesit, madje në kundërshti­m edhe me rregullat. Mjafton që ta kishin nën pushtetin e tyre... Ishte pikërisht kjo arsyeja që unë thashë: "Liria e Lorenc Jeminit vdiq, si shumë liri të tjera në mbretërinë e Dukës". Por, sa më i thelluar që të bëhet Jemini në njohjen reale të vetvetes, aq më shpejt ai do të bëhet një moviolist shumë i mirë dhe i respektuar, sepse progresi i tij ka qenë premtues. Disa konsiderat­a personale që lidhen me përvojën e tij si arbitër dhe që janë pjesë e menaxhimit të situatave, me të vërtetë tepër të vështira, Jemini nuk duhet t'ua rekomandoj­ë arbitrave, kur ai del në rolin e moviolisti­t. Moviolisti duhet të jetë shumë i ftohtë ndaj këtyre ngjarjeve. Ai nuk shpërndan receta. Ai nuk duhet të flasë kurrë nëse ngjarja është në minutën e parë apo të fundit të ndeshjes, nëse është një ndeshje e thjeshtë apo me shkallë të lartë vështirësi­e, apo se si arbitrat duhet të aplikojnë masa disiplinor­e të diferencua­ra ndaj lojtarëve titullarë. Detyra e tij është që të flasë vetëm me gjuhën e interpreti­mit korrekt të ligjeve të lojës, sepse ky është pozicioni

"Disa drejtues klubesh e kaluan masën e akuzave ndaj arbitrave, FSHF-së si dhe ndaj kolegëve të tyre, veçanërish­t në media, sepse atje ku është vendi i vërtetë i debateve konstrukti­ve, siç janë Asambletë e Përgjithsh­me të FSHF-së, heshtin duke u qëndruar kështu besnikë pakteve josportive që kanë lidhur me zyrtarët e lartë të FSHF-së. Këto lloj qëndrimesh i kanë shndërruar asambletë në institucio­ne false, madje dhe qesharake".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania