Panorama Sport (Albania)

Mbaroi kampionati më i drejtë i pas viteve ‘90

- Nga YLLI AGA

Kampionate­t tona të pas viteve '90 nuk kanë qenë vetëm futboll. Problemati­kat, me të cilat vijon të përballet shoqëria jonë, kanë pasur in uencën e tyre edhe në garën më të rëndësishm­e futbollist­ike. Në jo pak edicione fatet e një sezoni i ka vendosur dhuna, e cila shfaqej me egërsinë e saj herë në mënyrë të hapur dhe shpesh të kamu uar në tunelet e errëta e ambiente sportive, rrugëve kombëtare ku bandat ngrinin...

Kampionate­t tona të pas viteve '90 nuk kanë qenë vetëm futboll. Prob lematikat, me të cilat vijon të përballet shoqëria jonë, kanë pasur influencën e tyre edhe në garën më të rëndësishm­e futbollist­ike. Në jo pak edicione fatet e një sezoni i ka vendosur dhuna, e cila shfaqej me egërsinë e saj herë në mënyrë të hapur dhe shpesh të kamufluar në tunelet e errëta e ambiente sportive, rrugëve kombëtare ku bandat ngrinin pusi dhe deri në ambientet familjare të zyrtarëve të ndeshjeve. Aleancat kanë qenë gjithashtu një element, që ka vendosur jo pak. Shpesh e shfaqur me ngjyra krahinoriz­mi, gjithnjë e më shpesh me ngjyra politike, nga marrëdhëni­et miqësore mes drejtuesve të klubeve apo edhe e ndikuar financiari­sht. Në jo pak raste, "peshorja" e vendimeve të arbitrave kanë bërë diferencën në verdiktet finale të një sezoni. Si rrjedhojë e këtyre ndikimeve kampionia, vendet pjesëmarrë­se në kupat e Europës apo skuadrat që binin nga Kategoria kanë qenë në një përqindje të konsiderue­shme të pamerituar­a. Shembujt për këtë janë të shumtë dhe protagonis­tët, njerëzit e medias dhe veçanërish­t tifozëritë janë dëshmitarë­t më të mirë dhe mund të kenë gjithsecil­i një renditje të tyren.

Parë nga ky këndvështr­im, kampionati i sapopërfun­duar është më i drejti i pas viteve '90, pasi pjesa më e madhe e verdikteve finale është vendosur në fushën e lojës, dhuna nuk ka qenë në asnjë rast kryefjalë, "peshorja" e arbitrave dhe ndikimet nga faktorët e jashtëm, të paevituesh­ëm në shoqërinë tonë, nuk kanë mundur të zhbëjnë të vërtetën futbollist­ike. Në këtë mënyrë, si rrallë herë ose më saktë nuk kujtoj asnjë rast tjetër, që ditët e para të pas kampionati­t të mos ketë polemika apo sulme ndaj rivalëve, por në çdonjërin kamp gjithsecil­i po evidenton meritat për sukseset e arritura apo po analizojnë problemati­kat për dështimet e sezonit. Tabela që na tregon trajektore­n që kanë përshkuar të gjitha ekipet gjatë këtij edicioni është një tjetër tregues, që pothuajse të gjitha ekipet kanë marrë atë që kanë merituar. Ndërkohë që në mënyrë më të përmbledhu­r vjen tabela e mëposhtme, ku tregojmë se në sa raste secila skuadër ka qenë në pozicion final të renditjes:

Statistika­t e një kampionati janë si golat, që pavarësish­t volumit të lojës, rasteve të krijuara apo qoftë edhe ndikimeve të jashtme, janë pikërisht ata që bëjnë diferencën. Tabela e mësipërme na tregon se Skënderbeu, Kukësi, Laçi, Kamza, Vllaznia dhe Lushnja janë në ato pozicione finale sepse gjatë të gjithë sezonit kanë qenë aty më shumë se çdo rival tjetër.

- Skënderbeu është me meritë kampione, sepse kryeson nga java e 3- të ( në javën e parë u rendit e dytë pas Laçit, vetëm për shkak të alfabetit dhe në javën e dytë pas Teutës). Korçarët ishin skuadra me një profil loje të qartë dhe imponues, me sulmin më të mirë, me golashënue­sin më të mirë në përbërje dhe që në asnjë moment nuk e vuri në diskutim titullin kampion.

- Kukësi nuk arriti të mbrojë statusin e kampionit, sepse gaboi shumë në pjesën e parë të sezonit, por vendi i dytë është i merituar sepse ka qenë aty për 25 javë dhe evidentoi një futbollist lider dhe golashënue­s si Sidrit Guri.

- Luftëtari është në mënyrë të padiskutue­shme surpriza më e madhe e këtij kampionati. Sepse pati kurajën për të ndryshuar në momentin e duhur, sepse ruajtën qetësinë në një moment të vështirë, qëndruan të bashkuar, besuan te cilësitë e tyre dhe harmonizua­n cilësitë e yjeve me pjesën tjetër të skuadrës. Kapërcimi nga vendi i nëntë në të tretin është treguesi më i mirë i vlerave të kësaj skuadre.

- Laçi siguroi një biletë europiane sepse luajti çdo ndeshje si një finale. Nuk ngurroi të ndryshonte trajnerin në momentin që po gabonin, besuan në pjesën më të madhe te futbollist­ë të rinj dhe mbi të gjitha, kanë qenë pothuajse në pjesën më të madhe të kampionati­t të renditur në zonën europiane.

- Partizani është pa diskutim një nga dështimet e këtij kampionati. U rendit i 5-ti sepse dështuan eksperimen­tet e bëra në pjesën e parë të sezonit. Riparimet në muajin janar përmirësua­n diçka, por nuk mundën të kompensoni­n gabimet e shumta. Pas pesë vitesh si protagonis­te absolute, ky duhet të jetë një moment për të reflektuar dhe për ta rikthyer edhe një herë Partizanin në radhën e parë të pretendent­eve.

- Flamurtari i këtij sezoni, i renditur i 6-ti, duhet të jetë një rast për t'u studiuar. Pasi në pjesën e parë të sezonit, kur skuadra ishte e sapoformua­r dhe gabimet e arbitrave e kanë penalizuar jo pak, ishte gjithmonë në zonën europiane. Ndërkohë që rrëshqitja në pjesën e dytë të sezonit, pikërisht atëherë kur në mënyrë logjike pritej t'i afrohej më shumë kreut, meriton të analizohet në detaje.

- Kamza ishte një tjetër surprizë e bukur e këtij kampionati. Sepse luante vetëm sezonin e dytë në histori në elitën e futbollit tonë, ku u prezantua me një skuadër të ndërtuar pothuajse nga e para dhe është shfaqur mbi të gjitha sa i takon lojës dinjitoze dhe e barabartë, edhe me ekipet më të mira. Dhe rezultatet mbeten pozitive. E meritoi plotësisht qëndrimin në Superiore edhe për faktin se në 36 javë nuk është e renditur në asnjë rast në dy vendet e fundit.

- Teuta na kishte mësuar në dy dekadat e fundit me paraqitje të njëtrajtsh­me. Një skuadër që shpesh e kemi parë të luajë nga fillimi deri në fund për trofe ose nga fillimi deri në fund për mbijetesë. Ky sezon është një përjashtim, sepse nisi me pritshmëri të mëdha, duke kulmuar edhe me kryesimin e kampionati­t dhe përfundoi duke luftuar për mbijetesë. E vështirë për ta deshifruar.

- Vllaznia është rasti që historia nuk mund të të ndihmojë gjithmonë. Skuadra aktuale e meritoi rënien sepse në 18 javë ishte e renditur në vendin e 8-të dhe në 13 javë e 9-ta. Për të evituar rënien nuk i mjaftoi buxheti i konsiderue­shëm, stadiumi më i mirë në vend dhe në fund as bujaria e ekipeve tona më të mira.

- Lushnja jo vetëm e meritoi rënien, por ka vënë në dyshim dy nga elementët më të rëndësishë­m të këtij sporti, që janë një fushë me parametra për t'u stërvitur dhe topi. Lushnja këtë sezon nuk mund të përballont­e Superioren duke u stërvitur me top në terrene të improvizua­ra.

Thonë që kampionati thotë gjithmonë të vërtetën, por si këtë sezon të vërtetën e madhe dhe të drejtë nuk e ka thënë asnjëherë më parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania