Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Imami sherr me Pakultin

Prapaskena­t, mesfushori u përplas me trajnerin dhe pritet të largohet

- SKERDILAID SULOZEQI

Mbas mbylljes me sukses të sezonit, drejtuesit e Kukësit po mendojnë të freskojnë ekipin. Hyrjet dhe daljet nga skuadra mendohet të jenë të mëdha, ku të paktën 6-7 lojtarë do largohen e po kaq do afrohen.

Mbas largimit të...

Mbas mbylljes me sukses të se zonit, drejtuesit e Kukësit po mendojnë të freskojnë ekipin. Hyrjet dhe daljet nga skuadra mendohet të jenë të mëdha, ku të paktën 6-7 lojtarë do largohen e po kaq do afrohen. Mbas largimit të Balde, tashmë një element i rëndësishë­m është në të njëjtën rrugë. Bëhet fjalë për Eni Imamin, i cili është përdorur të paktën në katër role gjatë këtij sezoni, mbrojtës i majtë, në një rast mbrojtës qendre, mesfushor i majtë dhe mesfushor qendre. 25-vjeçari ka luajtur plot 31 takime në kampionat, 19 nga të cilat si titullar. Pra, mbrojtësi i majtë është përdorur në njëfarë mënyre si "xhol" i ekipit. Por, tashmë duket se largimi i tij është i pashmangsh­ëm, pasi gazeta mëson ekskluzivi­sht se Imami mbas përfundimi­t të takimit midis Kukësit dhe Flamurtari­t ka pasur një debat me trajnerin Peter Pakult, pasi futbollist­i ishte provuar për të luajtur para ndeshjes, por çuditërish­t nuk është aktivizuar në momentin që sfida ka nisur. Kjo ka qenë arsyeja që mbrojtësi i ka kërkuar llogari trajnerit pse ai nuk u aktivizua. Pakult ka refuzuar t'i japë shpjegime, gjë që ka nervozuar më shumë futbollist­in, i cili mendon se i është ngrënë haku dhe trajneri është "tallur" me të. Situata ka precipitua­r deri në ngritje zëri, pasi lojtari ka qenë mjaft i mërzitur dhe i zhgënjyer me veprimet e austriakut në lidhje me të. Sa e ka parë skenën, ka ndërhyrë menjëherë drejtori Nexhipi dhe disa lojtarë të tjerë, të cilët kanë qetësuar lojtarin dhe çdo gjë është shuar.

Kërkesa - Menjëherë pas zënkës lojtari ka kërkuar që të largohet nga ekipi. Të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe trajneri për Imamin dhe tani janë drejtuesit

që po mendohen dy herë, pasi futbollist­i është i vlefshëm, megjithatë divorci mes palëve duket i pashmangsh­ëm, pasi palët nuk dëshirojnë të bashkëpuno­jnë me njëri- tjetrin. Nuk është hera e parë që Imami kërkon të largohet, pasi ka kërkuar letrat dhe në janar,

për shkak të rrogës së tij. Ishfutboll­isti i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë ka pasur një rrogë qesharake në krahasim me kolegët e tij, ku paguhej vetëm 500 euro në muaj, por mbas kërkesës së tij, drejtuesit i rritën rrogën në rreth 1500 euro. Por, tashmë hatërmbetj­et

janë më të mëdha dhe largimi zyrtar i tij është çështje kohe.

Deklarata - "Panorama Sport" ka kontaktuar dje vetë Imamin në lidhje me këtë çështje dhe ai ka pranuar se ka pasur një debat me trajnerin, i cili ka qenë konstrukti­v. "Është e vërtetë që pata një debat konstrukti­v

me trajnerin, gjë që ndodh në gjithë botën, pasi isha i pakënaqur që nuk kam luajtur, pasi jam stërvitur mirë. Kam qenë në formë të mirë dhe mund të ndihmoja skuadrën, gjë që e kam bërë gjatë gjithë sezonit. Ishte mërzitje e momentit, por çdo gjë u mbyll aty

për aty. Besoj që duhet të kisha më shumë hapësira, gjithsesi ajo është punë e trajnerit dhe unë e respektoj atë. Kam biseduar dhe më parë me drejtuesit, e kemi rënë dakord që më e mira është ta ndërpresim bashkëpuni­min me mirëkuptim", ka thënë Imami.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania