Panorama Sport (Albania)

Ghansah, një 23-vjeçar për sulmin

-

Kukësi po mendon për pjesëmarrj­en në Champions Ligë, e cila ka një ritëm mjaft të lartë, ndaj trajneri Pakult kërkon të paktën 4-5 lojtar që të bëjnë diferencën. Përforcime kërkohen në disa sektorë, por urgjent dhe më i rëndësishë­m është ai ofensiv. Në sulm Kukësi vuan më shumë, pasi aktualisht nuk asnjë lojtar. Pakult ka kërkuar tre përforcime dhe të paktën dy sulmues do duhen që të afrohen kur ekipi të nisë fazën përgatitor­e. Guri, Balde e Bakaj ishin sulmuesit e Kukësit kur nisi faza e tretë, por tashmë të tre janë larguar. Nga shitjet e Gurit dhe Bakaj, Kukësi mbushi arkat me plot 810 mijë euro arkëtime. Para që do përdoren për të afruar sulmues të denjë që të zëvendësoj­në Gurin. Alternativ­a - "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se Kukësi është në gjurmët e një sulmuesi mjaft të mirë ganez. Bëhet fjalë për Robert Ghansah, i cili ka lindur në Akra në Ganë në tetor të vitit 1994. Sulmuesi ka një potencial mjaft të madh e këtë e ka treguar dhe në ekipet ku ka luajtur. 23- vjeçari është transferua­r në një nga skuadrat më të mira në Oman tek Al Shabab i vendit të dytë. Drejtues të Kukësit e kanë parë me mjaft interes sulmuesin, i cili është treguar i gatshëm të transferoh­et te Kukësi, së pari duke iu plotësuar kërkesat e tij financiare, gjithashtu me qëllimin për t'u promovuar në Kupat e Europës. Me të njëjtin qëllim janë nisur dhe drejtuesit e Kukësit që 23-vjecari të shpalosë talentin e tij dhe të ndjekin rrugën e Gurit me të. Përveç sulmit do ndërhyhet në mesfushë dhe mbrojtje. Plaku, Lilaj, Dita, Gavazaj, Thaci e Trashi janë synimet madhore në tregun shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania