Panorama Sport (Albania)

Teuta e re nis nga stoli, Begeja në dyshim

Klubi bregdetar do të zhvillojë ditët në vijim edhe analizën e sezonit që sapo u mbyll

-

Pas përfundimi­t të ndeshjes me Laçin te Teuta kanë marrë pushimet pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, ku mbijetesa u arrit vetëm në javën e parafundit të kampionati­t. Në sezonin që shkoi Teuta nisi një projekt ambicioz, duke nënshkruar me lojtarët kontrata afatgjate dy dhe trevjeçare, megjithatë në skuadër ka edhe disa prej tyre që u përfundon kontrata në qershor dhe e ardhmja e tyre është në ajër. Në fillim të javës pritet që drejtuesit e klubit të zhvillojnë një analizë për kampionati­n e mbyllur dhe të vendosin "piketat" për të riun. Akoma nuk dihet nëse në krye të klubit do të vazhdojë të qëndrojë trajneri Gentian Begeja. Ky i fundit e mori drejtimin kur ekipi ishte në vendin e parafundit në klasifikim ku rrezikonte qëndrimin në Kategorinë Superiore dhe falë punës së stafit të tij teknik, Teuta siguroi mbijetesën, duke u pozicionua­r në vend të tetë me 46 pikë, aq sa Flamurtari në vend të gjashtë. Trajneri - E ardhmja e tij ende është në dilemë, ndonëse Begeja është pjesë e Teutës prej vitesh, duke punuar me akademinë. Në momente të vështira, 45-vjeçari gjithmonë ka qenë i gatshëm për të dhënë kontributi­n e tij për të ndihmuar skuadrën, por ndoshta tani ka ardhur momenti i duhur që t'i besohet një projekt ambicioz. Begeja e drejtoi Teutën në 17 ndeshje këtë edicion, duke grumbullua­r në total 29 pikë, me një mesatare prej 1.70 pikë për ndeshje, ndërsa regjistroi tetë fitore, pesë barazime dhe katër humbje. Nga 46 pikë në total, Begeja mori më shumë se gjysmën e pikëve dhe vetëm në 17 ndeshje, ndryshe nga paraardhës­i i tij Gugash Magani që në 15 ndeshje regjistroi 4 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje, duke grumbullua­r 15 pikë në total. Ndërkohë edhe Stavri Nica e drejtoi Teutën në periudhën janar-shkurt ku gjatë drejtimit të tij bregdetarë­t grumbullua­n 2 barazime dhe një humbje. D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania