Panorama Sport (Albania)

lamurtari, ri i u ën g!"# të shkarkuar$e% &uk keni ërë asg!ë

$ dministrat­ori u lë të hapur derën nëse kanë platformë

-

Sinan Idrizi u komunikon "shkarkimin" drejtuesve të klubit dhe stafit teknik. Administra­tori dje i ka njohur ata me vendimin paraprak, të cilin pritet ta shoqërojë me masa drastike në vijim. Rreth orës 11:30 të ditës së djeshme janë parë në ambientet e klubit trajneri Ardi Behari, drejtuesit Vangjel Laluci dhe Ardi ]iruna, ndërsa mungonin për arsye që nuk dihen, Vasil Ruci dhe Luan Birçe, kurse zv. trajneri Petraq Bifsha ishte i justifikua­r për shkak se dje i është ndarë nga jeta babai. Drejtuesve të klubit dhe stafit teknik lajmi i shkarkimit u ka ardhur nga "Panorama Sport", ndërsa në fytyrat e tyre dukej qartë shqetësimi për këtë situatë të papritur. Takimet Idrizi i ka zhvilluar individual­isht me drejtuesit. Ky nuk do të jetë takimi i parë, pasi pritet që Idrizi të zhvillojë edhe takime të tjera me drejtuesit e klubit, të cilët më shumë se kurrë këtë sezon janë të rrezikuar për t'u larguar për shkak të dështimit dhe mosarritje­s

së objektivit. Idrizi është shprehur jo pak i ashpër me drejtuesit e klubit dhe stafin teknik, teksa u ka kërkuar t'i thonë çfarë kanë bërë për Flamurtari­n. "Më thoni, çfarë keni bërë për Flamurtari­n^ _farë keni bërë për moshat^ Ku i keni sot lojtarët vlonjatë të Akademisë, më thoni^ Kanë lënë futbollin dhe nuk dihet ku kanë ikur^ Do largoheni ju dhe të gjithë ata të Akademisë do të shkarkohen` Nuk kanë bërë asgjë. _farë talentesh keni nwjerrë^ Ku e kemi të ardhmen^ Nuk mund të vazhdojmë më me këtë situatë, ku kemi katër vite që po dështojmë. Do ikni të gjithë, që nga i pari e deri te pastruesja, te më i fundit. Prisni t'ju vijnë fletushkat e shkarkimit poshtë derës së shtëpisë", mësohet se u ka thënë Idrizi drejtuesve.

KËRKESA- Administra­tori Sinan Idrizi e ka mbledhur mendjen për ndryshimin e madh që pritet të ndodhë në klub. Por, duket se është

treguar 'zemërgjerë' duke u lënë kohë drejtuesve, teksa i ka kërkuar gjithsecil­it një platformë për zhvillimin e klubit. "Nëse doni që të vijoni bashkëpuni­min me mua sezonin e ri, duhet të më sillni një platformë, një projekt. _farë ideje keni ju për Flamurtari­n, çfarë duhet të bëjmë^ Kush do të qëndrojë,

nuk ka më kontrata si deri tani. Do të nënshkruan­i kontrata tip. Në kontratën tip do të jenë të përcaktuar­a të gjitha objektivat që do të kemi jo vetëm gjatë sezonit, por çdo muaj. Kontrata do të përcaktojë kërkesën tonë që ku e duam Flamurtari­n në renditje", është shprehur Idrizi. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania