Panorama Sport (Albania)

'arti ani pret (r nor e! ullahun

!lubi i ka propo"uar të njëjtat kushte dhe i ka lënë kohë #$%vje&arit të kthejë përgjigje

- ILIR CARA

Drejtuesit e Partiza nit prej kohësh e kanë nisur punën për formatimin e skuadrës së sezonit të ri, ndonëse klubi nuk ka dhënë asnjë shkëndijë për këtë proces. Pjesë e këtij plani është edhe rishikimi i marrëveshj­eve me lojtarët, që u skadon kontrata më 30 qershor apo me ata që kanë edhe një vit. Arbnor Fejzullahu është njëri nga ata që del i lirë këtë verë dhe të kuqtë prej kohësh i kanë nisur bisedimet për rinovimin me mbrojtësin, i cili kaloi një edicion të vështirë për shkak të dëmtimit që mori në shtator të 201Y-s. Me sa duket drejtuesit nuk kanë dashur të nxitohen, pasi kanë pritur ecurinë e rikuperimi­t të 25-vjeçarit. Fejzullahu ka qenë pjesë e Partizanit në katër sezonet e fundit dhe dëshira e drejtuesve është që bashkëpuni­mi të vazhdojë. Pas ndeshjes me Kamzën, palët janë ulur në bisedime ku kanë zhvilluar raundin e radhës. Mësohet se klubi i ka paraqitur të njëjtat kushte kontratual­e lojtarit, duke i plotësuar afatin kohor, që ai nuk ka dashur më shumë se dy vite. Ndonëse rrogat janë konfidenci­ale te Partizani, thuhet se Fejzullahu përfiton 5 mijë euro në muaj te "demat". Lojtari është njohur me kushtet e rinovimit dhe drejtuesit i kanë lënë kohë Fejzullahu­t që të mendohet dhe të kthejë përgjigje. Për shkak të rre-

thanave familjare, pasi e fejuara jeton në Zvicër, Arbnor Fejzullahu është i dyzuar, ndonëse dëshira është që në Shqipëri të mbetet i kuq. Nëse mbrojtësi preshevar nuk gjen ekip pranë së fejuarës, pritet që t'i kthejë përgjigje pozitive Partizanit për rinovimin e kontratës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania