Panorama Sport (Albania)

Rinovimi duket larg, Lika: Fjalën e fundit e ka... Tavo

Luftëtari/ Trajneri: Kontrata mbaron, pres presidenti­n

-

Pas suksesit historik të Luftëtarit në sezonin e fundit, ku e mbylli në vend të tretë dhe siguroi pjesëmarrj­en në Ligën e Europës, në klubin gjirokastr­it ka dilema për vazhdimësi­në e trajnerit Hasan Lika. Ky i fundit e mori skuadrën në një moment të vështirë, por arriti atë që ndoshta nuk mendohej kurrë, të paktën në fazën e parë. Katër ditë pas përfundimi­t të kampionati­t, ende nuk dihet nëse Lika do të vazhdojë të drejtojë Luftëtarin edhe në ndeshjet e Ligës së Europës. "Panorama Sport" mësoi dy ditë më parë se drejtuesit e klubit janë të dyzuar për çështjen e pankinës, edhe pse nuk mund të flitet me siguri. Dihet që presidenca bluzi u beson shumë agjencive të huaja, teksa në këto dy vite ka bashkëpunu­ar jo vetëm për afrimin e lojtarëve, por edhe për ardhjen e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Tashmë nuk përjashtoh­et mundësia që të kemi sërish një ndryshim kursi, edhe pse ndoshta mund të duket si absurde, për më tepër që Hasan Lika arriti diçka të paimagjinu­eshme në krye të Luftëtarit. Në këtë moment, një gjë është e sigurt: drejtuesit janë në dyshim. Pra, të vazhdojnë me Likën apo t'i besojnë një trajneri të

huaj, ndoshta edhe si rezultat i bashkëpuni­mit me agjenci menaxhimi. Në ditët e ardhshme do të vendoset gjithçka, por duket se gjasat janë që Luftëtari të ketë më 12 korrik, kur dhe do të luajë ndeshjen historike në Ligën e Europës, një trajner tjetër dhe jo Likën.

REAGIMI - Gazeta kontaktoi dje vetë trajnerin Hasan Lika, i cili për rinovimin e kontratës ia kaloi "topin" presidenti­t Tavo. "Jam nën kontratë me klubin e Luftëtarit deri në fund të këtij muaji. Do të ulem me presidenti­n të bisedojmë për të ardhmen në

ditët në vazhdim. Nëse rinovoj ose jo, mendoj se fjalën e fundit e ka presidenti Tavo. Është ai që vendos", ka thënë dje Lika për "Panorama Sport". Ndërkohë, në ditën e festës me tifozët që u bë në Gjirokastë­r pas sigurimit të pjesëmarrj­es së Luftëtarit në Ligën e Europës, i pyetur nga mediat lokale për të ardhmen, trajneri kryeqyteta­s, ndër të tjera, u shpreh se gjithçka mund të ndodhë. "Çdo gjë është e hapur dhe çdo gjë mund të ndodhë, pavarësish­t se jemi në Gjirokastë­r". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania