Panorama Sport (Albania)

Bizi, i rrënuar: Nuk kam fjetur gjithë natën

-

Mjeshtri i merituar i Sportit, Sabah Bizi, i cili me të drejtë konsideroh­et një nga më të mëdhenjtë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, ndonëse në një gjendje jo të mirë shëndetëso­re, vazhdon ta ndjekë Vllazninë. Kuptohet që tashmë edhe po vuan rënien e saj nga Superiorja. Në një prononcim të tij, ish- mesfushori i ekipit shkodran shprehet: "Të mërkurën në darkë pas ndeshjes në Korçë kur mësova se Vllaznia ra nga kategoria, po ju them se nuk kam mbyllur sy për asnjë minutë gjatë të gjithë natës. Bashkëshor­tja më pyeste herë pas here se çfarë kisha, por unë nuk dija si t'ia shpjegoja atë keqardhje dhe mërzi që kisha brenda vetes. Skuadra ime e zemrës dhe e gjithë Shkodrës kishte rënë nga elita dhe këtë gjë nuk mund ta përjetoja dot. Mendoni vetëm diçka: hera e fundit që Vllaznia kishte rënë nga kategoria ka qenë viti i largët 1961. Edhe unë vetë në atë vit kam qenë i vogël. Mendoni vetëm kaq. Sa njerëz janë sot 70-vjeçarë gjallë që e mbajnë mend atë rënie të skuadrës shkodrane nga kategoria? Sigurisht që një përqindje e vogël njerëzish. Pjesa tjetër janë në moshë më të re dhe ata e përjetuan për herë të parë këtë ngjarje të rëndë për futbollin shkodran. Nuk di ç'të them, por po e përjetoj shumë keq këtë gjë", tha fillimisht Bizi. Po si e mendon mjeshtri Bizi të ardhmen e Vllaznisë. Përgjigjja e tij nuk është shumë e qartë sepse nuk di planet që kanë drejtuesit. "Çfarë mund të them unë për të ardhmen? Asgjë. Janë drejtuesit ata që përcaktojn­ë buxhetin dhe planet që kanë për të ardhmen. E rëndësishm­e është që skuadra në fundin e sezonit të ardhshëm, të kthehet medoemos në Superiore", përfundoi Bizi. A. Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania