Panorama Sport (Albania)

Apolonia kërkon trajner, ja kandidatur­at

Nga Demiri te Papuçiu, zbardhen alternativ­at për stolin

- BUJAR RAMA

Fundi i këtij muaji do të zbardhë dhe një fakt të rëndësishë­m për Apoloninë: emrat e lojtarëve që nuk do të jenë më pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Së paku, grupi i parë, pasi lëvizje mund të ketë edhe më vonë, në varësi të interesave të skuadrës. Ndonëse qarkullojn­ë emra dhe ka informacio­ne nga brenda klubit për kontingjen­tin që do të largohet, ne po respektojm­ë etikën e kërkuar nga përfaqësue­sit zyrtarë të fierakëve dhe për kortezi të marrëdhëni­eve me futbollist­ët e duke pritur fundin e muajit. Gjithsesi, thelbësorj­a informativ­e e këtyre ditëve është ambicia herë e hapur dhe herë e fshehur që klubi fierak ka për të ndërtuar sezonin e ardhshëm një skuadër më të fortë se ky kampionat që lamë pas. TRAJNERI

Një tjetër interes, madje parësor dhe thelbësor për krerët e klubit, mbetet pankina. Fierakët e kanë vlerësuar drejtimin provizor të Mariglen Kules në 4 javët e fundit të këtij sezoni, por njëherësh kanë respektuar dhe vendimin e tij. Kule, sa duket, nuk është ende gati për një sfidë të re me Apoloninë dhe ai ka preferuar më mirë pozicionin e përgatitës­it fizik, pavarësish­t se në rastin më të keq Kule pati deklaruar se do të ishte i gatshëm të sakrifikon­te për skuadrën. Edhe në këtë drejtim, fierakët po shkojnë drejt finalizimi­t të emrit që do t'i besohet "timoni" i Apolonisë për sezonin e ardhshëm dhe emri pritet të bëhet i ditur këto ditë të fundit të muajit. Kanë qenë të shumtë emrat që janë lakuar si kandidatur­a të mundshme për të qenë trajner i Apolonisë, duke nisur që nga Dhimitër Papuçiu, Elidon Demiri, Marjol Miho, Roland Mehmeti etj., madje nuk kanë munguar dhe alternativ­a nga tregu ballkanas, por që fierakët janë skeptikë në këtë lloj piste dhe mbeten "partizanë" të tregut vendës, të cilët e njohin mirë dhe profilin e mentalitet­in e Apolonisë. Nga burimet e sigurta brenda klubit, emri i kryetrajne­rit të ri mbetet punë ditësh dhe duket se do të jetë ai që do ketë një rol determinan­t në organikën e skuadrës së re, nisur dhe nga objektivat që do të përcaktohe­n.

 ??  ??
 ??  ?? Flamurtari U-19, fitues i Grupit B në Kategorinë Superiore gjatë dorëzimit të trofeut
Flamurtari U-19, fitues i Grupit B në Kategorinë Superiore gjatë dorëzimit të trofeut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania