Panorama Sport (Albania)

Penallti dhe skemë perfekte, Shqipëria mposht sërish Kosovën

* Të besuarit e +ogdanit triumfojnë në "vëllazëror­e"

-

Shqipëria ka mundur në takimin miqësor ekipin e Kosovës, 2-1. Një takim që është shoqëruar me rivalitet. Në momentin e ekzekutimi­t të himnit kombëtar të Shqipërisë, edhe lojtarët e Kosovës kanë vendosur dorën në zemër. Pjesa e parë ka qenë më e vakët, përsa u përket rasteve për shënim dhe rivaliteti ka qenë në mesin e fushës. Në minutën e 39- të, pas një kombinacio­ni të bukur, një skemë e provuar në goditje standarde ka bërë që Pasha të shfaqet brenda zonës duke goditur saktë për të shënuar golin e avantazhit për Shqipërinë. Pjesa e dytë ka qenë më e bukur dhe më me shumë raste. Miqtë kërkojnë me anë të Hysenit, por pa gjetur golin. Pas një aksioni të rrjedhshëm në minutën e 65-të, ka qenë dyshja MemajLiman­i që kanë sjellë barazimin, 1- 1. Në të 78- tën, topi i goditur nga kapiteni Rama gjen dorën e njërit prej futbollist­ëve miq. Gjyqtari shkodran Myrtja ka akorduar 11- metërsh. Ekzekuton Nezha dhe 2- 1. Miqtë kërkojnë golin e barazimit, por mbrojtja me dy shtatlartë­t Isufi e Kalaj, neutralizo­jnë. Ndërsa nga ana tjetër, portieri mik Gashi, i ka mohuar të drejtën e golit Karicës me një grushtim akrobatik në minutën e 84- t.

BOGDANI- "Këto dy takime miqësore na vlejtën shumë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë.

Ka lojtarë të kampionati­t shqiptar dhe ne kemi marrë ato që janë më në formë. Në këto dy takime ka luajtur Isufi, lojtar shkodran që ka luajtur edhe me ekipin e parë të Vllaznisë . Çdo lojtar që paraqitet mirë te skuadra e vet, është i mirëseardh­ur në ekipin kombëtar", ka deklaruar Erjon Bogdani. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania