Panorama Sport (Albania)

Calja: Ky ishte viti im, tani dua Botërorin

Triumfoi edhe në Kupën e Shqipërisë, Brikeni: Ia dedikoj familjes sime

-

Dy ditë më parë u dhanë verdiktet në Kupën e Shqipërisë 2018 në peshëngrit­je, ku fituese doli skuadra e Partizanit për femra dhe Tirana për meshkuj. Ndërkohë, sportistët më të mirë u shpallën Sherjana Ruçi për kategorinë e femrave dhe Briken Calja për meshkuj, që është dhe kampioni në fuqi i Europës, me tri medalje ari të fituara në Kampionati­n kontinenta­l, që u zhvillua në muajin mars, në Rumani. Sportisti rekordmen nga Elbasani rikthehet të flasë pas suksesit të arritur edhe në Kupën e Shqipërisë, ku ngriti 319 kilogramë në dygarësh. Në një prononcim për "Panorama Sport", peshëngrit­ësi kampion Calja u shpreh: "Kupa e Shqipërisë është një eveniment i rëndësishë­m dhe jam shumë i lumtur që arrita të marr një rezultat pozitiv, pasi shpërblen stërvitjen dhe punën e kryer gjatë kësaj periudhe. Aktualisht po kaloj një formë të shkëlqyer dhe jam shumë i kënaqur me atë që po jap. Mos harrojmë që ky ka qenë një vit i jashtëzako­nshëm për mua, me tri medaljet e arta që fitova në Kampionati­n Europian dhe tani kam si objektiv kryesor Kampionati­n Botëror 2018, pasi më mundëson pjesëmarrj­en në Lojërat Olimpike "Tokio 2020". Gjithashtu, dua të bëj një falënderim për të gjithë ata që më kanë ndihmuar gjatë kësaj periudhe, duke filluar nga familja që është pjesë shumë e rëndësishm­e e rezultatev­e të mia dhe të gjithë sponsorët që më kanë mbështetur dhe shpresoj t'ua shpërblej me rezultate", përfundoi prononcimi­n sportisti elbasanas, që garon për skuadrën e Tiranës.

EUROLIGA / VOLEJ MESHKUJ

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania