Panorama Sport (Albania)

Kroacia, shumë e fortë për djemtë kuqezi

-

Pasi mori një fitore spektakola­re në Bjellorusi, skuadra e drejtuar nga Jani Melka zhvilloi dje ndeshjen e radhës përballë skuadrës kroate. Një ndeshje shumë e vështirë, pasi kundërshta­rët ballkanas kryesojnë grupin bindshëm, duke konfirmuar lojën e tyre në nivele shumë të larta. Dhe kjo gjë u pa edhe dje në parket ku Shqipëria e meshkujve e pati shumë të vështirë që t'i bënte ballë, edhe pse dy setet e fundit u mbyllën me rezultat të ngushtë. Ndeshja - Skuadra jonë bëri një nisje të mirë të takimit, duke marrë pikët e para dhe kalon në avantazh 6- 2, por më pas kroatët vendosin diktatin në lojë duke përmbysur rezultatin dhe e fitojnë setin e parë me rezultatin 25-15. Seti i dytë nis i ekuilibrua­r me skuadrën tonë që reziston, por më pas kundërshta­rët krijojnë një diferencë pikësh 20- 14 dhe dukej se ky set do të ishte një formalitet për ta. Ndonëse skuadra jonë reagoi duke barazuar në 22- 22, kjo nuk mjaftoi pasi pikët e fundit të këtij seti do të shkojnë për formacioni­n vendës, që e fiton setin me rezultatin e ngushtë 25-23. Seti i tretë nis më mirë për djemtë e drejtuar nga Jani Melka, që luajnë mirë dhe kalojnë në avantazh 13-9, por Kroacia nuk lëkundet, përkundraz­i reagon sërish shumë fort duke përmbysur rezultatin dhe e fitojnë edhe këtë set me rezultatin 25- 21, duke e mbyllur takimin në shifrat 3- 0.

(25-15, 25-23, 25-21)

KROACIA: Peterlin, Andriç, Sestan, Dukiç, Pervan, Zhukouski, Dirliç, Galiç, Giljanoviç, Sedalcek, Visiç, Mihajl, Periç, Smiljaniç. Trajner: Ivan Ranciç SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bërdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka. GJYQTARË: Petroviç (Serbi), Kramar (Kroaci)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania