Panorama Sport (Albania)

Bejl, sulm total ndaj Zidanit

“Hyra nervoz në fushë, shënova golin më të bukur të historisë së Ligës së Kampioneve”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

doshta gafat e portierit të Liver pulit mund të kenë rrëmbyer vëmendjen më të madhe të asaj që ndodhi që nga momenti që ai zbriti në fushë, por pa dyshim që me 29 minutat që trajneri Zidan i dha besim atij, Garet Bejl ishte njeriu që theu ndeshjen dhe e fitoi i vetëm këtë finale të Ligës së Kampioneve, sepse goli i 2- 1, ajo roveshatë ekzemplare dhe e një vështirësi­e marramendë­se meriton duartrokit­jen e të gjithë botës. Madje, me modesti dhe me nervozizëm njëkohësis­ht, vetë Garet Bejl beson se ai gol i shënuar prej tij vlen vlerësimin e golit më të bukur të historive të finaleve të Ligës së Kampioneve, i shoqëruar ky edhe me një sulm frontal ndaj trajnerit të tij dhe një paralajmër­im konkret. "Hyra nervoz në fushë dhe doja të kisha menjëherë një impakt të fortë. Ia dola dhe jam i lumtur për këtë, sepse pa dyshim që me dy golat e mi blinduam suksesin. Jemi një skuadër e fortë, por gjithsesi jam shumë i indinjuar. Meritoja të luaja titullar, nuk më pëlqeu aspak fakti që më lanë në pankinë, por pikërisht kjo më shtyu të jap më të mirën time. Ia dola dhe jam krenar për këtë, sepse pavarësish­t fitores së merituar të trofeut, jam i bindur kur them se kam realizuar ndoshta golin më të bukur të historisë së finaleve të Ligës së Kampioneve. Trofe që shpëton sezonin? Pa dyshim që po, sepse deri në këtë mbrëmje e kemi komentuar shpesh në dhomat e zhveshjes dhe realisht është një sukses i madh. Gjithsesi, më shumë sesa i lumtur, unë e ritheksoj, jam i indinjuar, i nervozuar, sepse meritoj të luaj më shumë dhe dua të luaj më shumë. Për këtë arsye, pas kësaj finaleje do të flas me menaxherët e mi dhe do të vlerësojmë edhe mundësinë e largimit nga Reali i Madridit. Nuk më kanë dhënë minuta edhe kur isha në formë, siç e tregova në këtë finale, prandaj...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania